Lajmi i fundit

Publikohet raporti sekret për aksidentin e Sokol Olldashit, a ishte vetëm në makinë?!

Diten e sotme ne median e shkruar eshte publikuar raporti i plote i policise gjyqesore ne lidhje me aksidentin e deputetit demokrat Sokol Olldashi. Raporti tregon detaje mbi ngjarjen dhe menyren si ka ndodur vdekja e nje prej emrave me te njohur te PD ne Shqiperi. Materiali eshte publikuar diten e sotme nga Gazeta Dita, dhe ne permbajtje te tij duket se krijohet edhe bindja per pikepytjen e madhe te ngjarjes: A ka pasur njeri tjeter ne makinen me te cilen udhetonte deputeti?!.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR
TIRANË
INFORMACION
PËR REFERIMIN E VEPRËS PENALE TE PROKURORI
Në Tiranë, më 23.11.2013, unë Florenc Gjata, Oficer i Policisë Gjyqësore, në bazë
të nenit 293 të K. Pr. Penale, me këtë akt i referoj Prokurorit të Rrethit gjyqësor Tiranë për
ngjarjen e ndodhur, si më poshtë:

Dhe më konkretisht;

Se në datë 20.11.2013, rreth orës 22.00, jemi njoftuar se në vendin e quajtur rruga nacionale Elbasan-Tiranë, në segmentin rrugor tuneli i Krrabës-Lapidari i Krrabës, në fshatin Mushqeta, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip veturë, marka “Mercedes Benz”, model S5504MATIC, me targë AA003HN, me ngjyrë të zezë, i drejtuar nga ana e shtetasit Sokol Olldashi, i biri i Vangjelit dhe i Kozetës, i datëlindjes 17.12.1972, lindur në Durrës, banues në adresën rruga “Dervish Hima”, pallat i ri, pranë degëzimit me “Rrugën e Elbasanit”, njësia nr. 2, Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i padënuar, gjëndja civile i martuar, me arsim të lartë, ka dalë nga rruga kryesore, duke u përmbysur dhe për pasojë ka humbur jetën vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi Sokol Olldashi. Me marrjen e njoftimit u formua grupi hetimor, morën pjesë Prokurori i Rrethit z.Petrit Fusha, Prokurorët z. Blerim Tominaj dhe z. Ramadan Troci, eksperti mjeko-ligjor z.Gjergji Syko, ekspertet kriminalist Fatos Konea dhe Gani Jahelezi, ekspertët auto-teknikë Kastriot Yzeiraj dhe Donetin Papa, është vajtur në vendin e ngjarjes dhe
është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, që ka filluar në orën 23.05, është konstatuar se mjeti i përshkruar më sipër ndodhej i përmbysur, mbështetur me tavan mbi sipërfaqen e tokes, ishte me rrota përpjetë dhe ka qenë pikerisht në mes të rrugës që të çon për tek varrezat dhe Xhaminë e fshatit Mushqeta. Rruga ku ka qenë i përmbysur mjeti ndodhej poshtë nivelit të rrugës kryesore dhe skarpata që ndan dy rrugët ka qenë e mbuluar me shkurre të dendura me gjelbërim, ku është konstatuar se një pjesë e tyre kanë qenë të shtypura, të ngjeshura.

Automjeti ka qenë i pozicionuar me drejtim lindje-perëndim. Gjatë këqyrjes së mjetit është konstatuar se të katër gomat kanë qenë të fryra në gjendje të rregullt, me disqe alumini dhe është konstatuar se me fazën fillestare ato kanë qenë të devijuara ose të prera, me tendencë nga e majta. Është provuar dhe u kontrollua, sisstemi i drejtimit në të gjithë komponentët përbërës të tij dhe është konstatuar me gjendje të rregullt, kjo është konstatuar duke lëvizur timonin majtas-djathtas, rrotulluar pa pengesa. Janë lëvizur edhe gomat e pasme të mjetit dhe pas u konstatua se ato xhironin në drejtim të kundërt me njëra-tjetrën, veprim që tregon se kutia e shpejtësisë së këtij mjeti ka qenë e aktivizuar.

Është konstatuar se sistemi i ndriçimit ka qenë i ndezur, dritat SOS me R-L, kanë qenë të ndezura, automjeti ka timonin në krahun e majtë. Sistemi i airbag-eve horizontale ka qenë i hapur, janë konstatuar të dalë airbag-ët, ndërsa airbag-u i timonit është konstatuar i pahapur. Katër dyert e mjetit kanë qenë të hapura, xhamat e dyerve janë konstatuar të pathyer. Është konstatuar që në pjesën e brendshme të mjetit, në qendër, ndodhej një trup njeriu, këmbët me drejtim nga veriu dhe me pjesën e siperme të trupit nga jugu, është konstatuar që ka qenë në pozicionin përmbys. Të dy pjesët e këmbëve kanë qenë të përthyera dhe këmba e krahut të majtë ndodhej mbi pjesën e tavanit të mjetit, trupi ka
pasur të veshura një palë këpucë gjysmë, pantallona kadife ngjyrë kafe, rrip mesi, triko pulovër me ngjyrë jeshile, pjesa e sipërme e trupit qëndronte e vendosur e mbështetur mbi platformën në formë drejtkëndëshi të baxhos dhe koka dhe të dyja duart nuk dalloheshin.

Theksojmë që në pjesën anësore nga e djathta e mjetit është konstatuar mbi sipërfaqen e tokës një njollë me ngjyrë të kuqe si ajo e giakut, në formë rrëkeje, e cila vazhdonte në drejtimin jug-lindor, tek e cila me tampon steril është marrë një mostër për ekzaminim biologjik. Për shkak të pozicionit të trupit brenda në automjet ka qenë i pamundur spostimi, nxjerrja e trupit nga automjeti, dhe për këtë arsye pas konkludimit të mjekut ligior Gjergji Syko, se trupi që ndodhej në mjet ishte i pajetë, është vendosur që mjeti të ngrihej mekanikisht, me forcë fizike, njerëzish, për shkak të kushteve të terrenit, dhe pasi mjeti është spostuar me drejtim jug-veri, duke u mbështetur mbi pjesën anësore të krahut të majtë të tij, është nxjerrë nga automjeti një kufomë e seksit mashkull, e cila për shkak të dëmtimeve masive në pjesën e kokës dhe fytyrës ka qenë e pamundur të identifikohej në vendin e ngjarjes.

Kjo kufomë nga vendi i ngjarjes është dërguar me autoambulancë për në Morgun e I.M.L. Tiranë. Për shkak të natyrës dhe pozicionit të mjetit në vendin e ngjarjes, duhej berë i mundur transportimi i tij në ambjentet e D.P.Q Tiranë. Është bërë tentativa e parë për t’u kthyer mjeti plotësisht mbi rrugë në pozicionin normal me gomat mbi tokë, për këtë arsye është përdorur kavo çeliku, që është fiksuar në paralelin e gomës së parë, krahu i djathtë dhe gjatë tërheqjes ky paralel është këputur, duke u ndarë metali. Më pas është bërë tentativa e dytë, duke e vendosur kavon nga dritarja e sipërme, baxho, tek rripi i sigurimit. Gjatë tërheqjes mjeti është kthyer në pozicionin normal dhe mbi sipërfaqen e tavanit është krijuar një shtypje gjatësore nga jashtë-brenda. Më pas mjeti nga vendi i ngjarjës është transponuar me karotrec, duke e lidhur tek ganxha e rimorkimit përpara nga krahu i djathtë. Theksojmë se në pjesën es ipërme të mjetit, dritarja e sipërme së bashku me kornizën fiksuese mungonin, duke krijuar një dritare në formë drejtkëndëshi.

Pasi është spostuar, mjeti është transportuar e karotrec për në D.P.Q. Tiranë. Pas largimit të mjetit në vendngjarje janë gjetur një palë syze optike me një bisht, një pip plastik cigare pa cigare, një paketë me ilaçe tabletë, me mbishkrimin “Nebilet”, një bustine OKI. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, të terrenit, mjeteve ndriçuese, është vendosur që këqyrja e vendit të ngjarjes të zhvillohej në mënyrë të hollësishme në datë 21 nëntor, me ndriçim natyral. Sendet e përshkruara më sipër janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Këqyrja e vendit të ngjarjes ka vazhduar në orën 09.00 të datës 21 nëntor, ku kanë marrë ekpertët kriminalistë Fatos Konea dhe Artur Mali dhe ekspertët auto-teknikë Kastriot Yzeiraj dhe Donetin Papa.

Objekt këqyrje ka qenë rruga Elbasan-Tiranë, Segmenti rrugor tuneli i Krrabës-Lapidari i Krrabës, pikërisht në kthesën pranë xhamisë së Myshqeta. Rruga në këtë segment ka qenë e asfaltuar, në gjendje të rregullt, pa vijëzime horizontale, me gjerësi 7 m, ka bankinë në anën lindore me gjereësi 2-2.5m, dhe nga ana perëndimore ka qenë kanali kullues i ujërave. Rruga në këtë pjesë ka pasur një pjerrësi 2-5%, planimetria e rrugës ka qenë një kthesë me tendencë majtas sipas lëvizjes së mjetit me kënd 90 gradë. Skarpata veri-lindore e rrugës ka pasur një pjerrësi pothuajse vertikale dhe sipërfaqja e saj ka qenë e mbuluar me shkurre të dendura, distanca nga kufiri i karrexhates deri tek rruga për tek varrezat dhe xhamia e fshatit Mushqeta, ka qenë 14.2m. Është bërë këqyrja e bankinës së anës lindore dhe skarpatës deri tek rruga e varrezave ku është përshkruar çdo gjë e konstatuar. Rruga e varrezave ka qenë e paasfaltuar, ka pasur një gjerësi maksimale 5.9m, në anën Jug-Perëndimore ka qenë një kanal kullues. Në skarpatën lindore të kanalit kullues mbi sipërfaqen e mbjellë me bar janë fiksuar disa mbetje plastike si ato të sinjaleve të automjetit, me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, të thyer në mënyrë të çrregullt, të ngjashme si ato të Stopit të pasëm të mjetit “Mercedes Benz”, dhe janë fiksuar me tabelën me numër 9. Gjatë këqyrjes mbi sipërfaqen e rrugës janë konstatuar një grumbull mbetjesh indore në trajtë peltesh, një pjesë kockore me permasa 70mmx55mm, si dhe njolla gjaku të mpiksur në trajtë rrëkeje me shtrirje që janë fiskuar me tabelën me numër 10.

Gjithashtu është konstatuar mbi sipërfaqen e rrugës, në qendër të saj, korniza në formë drejtkëndeshi e baxhos së mjetit, në njerën anë e thyer dhe brenda kuadratimit të kornizës është konstatuar grila mbrojtëse me ngjyrë gri. Gjithashtu gjatë këqyrjes janë fiksuar një rreth metalik që përfaqëson logon e markës “Mercedes Benz”, disa pjesë metalike, një kapak plastik aparati celular ngjyrë e zezë, me logon “Black Berry”, dy skatulla të pasqyrave të jashtme të automjetit të përshkruar më sipër, me ngjyrë të zezë dhe sende të tjera të përshkruara në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe është mbajtur edhe procesverbali përkatës. Është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit biolgjik të tamponit me njollën e kuqe si ajo e gjakut dhe është dërguar në I.M.L. Tiranë për ekzaminime te metej shme, behet fiale per tamponin steril me te cilin eshte mare moster ne njollen e këqe të ngjashme me atë të gjakut giatë këqyrjes së vendit të ngjarjes para se të spostohej, largohej mjeti, në kohën që edhe kufoma ka qenë aty. Është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit biologjik të pjesës kockore, dhe është dërguar në I.M.L. Tiranë, për ekzaminime të metejshme.

Është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit auto-teknik të ngjarjes dhe një kopje i është dërguar ekspertëve. Në sallën e morgut të I.M.L. Tiranë është bërë këqyrja e kufomës së shtetasit Sokol Olldashi, ku ka marrë pjesë eksperti mjeko-ligjor, ekspertët kriminalistë dhe është mbajtur procesverbali përkatës. Është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor të kufomës së shetasit Sokol Olldashi dhe është dërguar në I.M.L. Tiranë. Në ambjentet e D.P.Q. Tiranë, pikërisht në garazhdin që shërben si autolaborator, në shërbim të laboratorit kriminalistik, është bërë këqyrja e automjetit tip veturë, marka “Mercedes Benz model S 550 4 MATIC”, me targë AAOO3HN, me ngjyrë të zezë, është mbajtur procesverbali përkatës me të dhënat e konstatuara dhe veprimet e kryera gjatë këqyrjes së mjetit janë fiksuar lëndë me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut nga e cila me tampon steril është marrë mostër për ekzaminime të mëtejshme.
Gjithashtu janë fiksuar edhe mbetje indore, të cilat janë marrë për ekzaminime të mëtejshme.

Xhamat e mjetit kanë qenë të krisura dhe me veshje adezive, me ngjyrë të errët nga brenda. Gjatë këqyrjes së mjetit është bërë përpunimi me pluhur daktiloskopik aslurflini në pjesët e përshtatshme për përpunim, në pjesën e brendshme të automjetit, në pjesën e kroskotit, të derës së parë të pasagjerit, xhamit të derës së parë dhe të pasme të krahut të djathtë, si jashtë edhe brenda dhe pas përpunimit mbi këto sipërfaqe u shfaqën gjurmë në formën e njollave, pa vija papilare. Mjeti ka pasur mbetje balte dhe lagështirë, si jashtë dhe brenda. Sendet e përshkruara gjatë këqyrjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Mjeti është lënë në ruatje në ambjentet e D.P.Q. Tiranë, pikërisht në garazhdin që shërben si autolaborator, në shërbim të laboratorit kriminalistik, në gjendje që ai paraqitet. Janë përpiluar vendimet për kryerjen e eskpertimit biologjik, të tamponit steril me njollë të kuqe si ajo e gjakut, dhe e mbetjeve indore të sekuestruara gjatë këqyrjes së mjetit dhe janë dërguar në I.M.L. Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme. Nga ana e punonjësve të policisë të patrullës së përgjithshme janë përpiluar raportet e ngjarjes.

Nga ana e specialistëve të Sallës Operative Tiranë, janë përpiluar raportet e shërbimit në lidhje me njoftimin për ngjarjen dhe veprimet e tjera, të sqaruara në këto raporte. Nga ana e punonjësve të policisë së patrullës së përgjithshme Eduart Çomani, Hysni Lami dhe Kadri Kullolli, janë përpiluar raportet e ngjarjes, ku janë pasqyruar veprimet e tyre në lidhje me këtë ngjarje. Me urdhër të Prokurorit Ramadan Troci është vendosur sekuestrimi i pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat në tunelin e Krrabës, me sens lëvizjeje Elbasan- Tiranë dhe është mbajtur edhe procesverbali përkatës. Në lidhje me këtë ngjarje janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasit Hysni Lami, Eduart Cumani, Kadri Kullolli, te tre punonjës policie, Igli Cara, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Bledar Begolli, Murat Bala, mjeku i urgjencës së Tiranës, Haki Sallufi dhe Lorenc Sallufi. Në deklarimin e tij, shtetasi Hysni Lami ka sqaruar se është punonjës policie në Seksionin e Sigurise Publike Farkë dhe në datë 20.11.2013 ka qenë në punë turni i tretë, me shërbim tek tuneli i Krrabës.

Rreth orës 21.25-21.30 sapo ka arritur tek vendi i shërbimit, para daljes së tunelit të Krrabës, Elbasan-Tiranë, ka qenë së bashku me kolegun tjetër Kadri Kullolli dhe janë takuar edhe me kolegun tjetër Eduart Çomani, që ka qenë në drejtim të mjetit të policisë tip “Chevrolet”, me targe Policia2104, kanë hipur në mjet, ku Eduarti i ka thënë atyre se kishte marrë një njoftim nga salla operative (Eklispi), nëpërmjet radios se një mjet kishte dalë nga rruga, në segmentin te tuneli i Krrabës-Tiranë, giithashtu salla i kishte dhënë numrin e telefonit me të cilin duhet të kontaktonin dhe ka qene numri 0682058590.

Në makinë kanë qenë Hysniu në sediljen e pasme, krahu i majtë, pas shoferit, punonjësi i policisë Durim Rrumbullaku i ulur në sediljen e parë, krahu i djathtë dhe Kadri Kullolli i ulur në sediljen E pasme, krahu i djathtë. Hysniu ka komunikuar me numrin e tij 0682704343, me numrin 0682058590, sapo janë nisur me makinën e policisë nga dalja e tunelit, në drejtim të Lapidarit të Mushqetasë. Gjatë komunikimit me personin nga ana tjetër e telefonit, ka qenë një zë mashkulli që ka thënë se “ne dalje të tunelit të Krrabës, në afërsi të kafes së Rremës”, në këtë moment ka ndërhyrë Hysniu dhe i ka thënë se nuk quhet “kaja e Rremës”, por “kafja e Xhafës” dhe sipas tij mjeti kishte dalë nga rruga në këtë segment rrugor. Ka vazhduar deklarimin dhe ka dhënë detaje në lidhje me veprimet e kryera.

Ai sqaron se telefonuesi i ka thënë se ndodheshin rreth 200m mbi lapidarin e Krrabës, me një mjet tip veturë, me targa AA009GF, me frexha të ndezura, në krahun e majtë të rrugës dhe ata kanë vajtur atje dhe kanë konstatuar një mjet dhe dy persona pranë makinës. Kanë zbritur nga mjeti i policisë dhe janë takuar me dy personat, njëri është prezantuar deputet dhe quhej Igli Cara dhe tjetri ka qenë një person i shëndoshë, me kokë të rruar, dhe kanë vajtur menjëherë në drejtim të vendit ku ishte mjeti i aksidentuar, që ndodhej në një largësi rreth 70m nga rruga kryesore, në degëzimin e rrugës për në varrezat e lagjes së Xhamisë së fshatit Mushqeta, ka vënë re drita mjeti të ndezura, është afruar atje me vrap dhe kanë konstatuar se ishte një mjet tip veturë, marka “Mercedes Benz”, me ngjyrë të errët, me targë AAOOSHN, ka qenë i përmbysur mbi sipërfaqen e rrugës, me rrotat përpjetë, dera e pasme e krahut të majtë ka qenë e hapur. Ka futur vetëm kokën brenda makinës, pa prekur gjë me dorë dhe ka parë të shtrirë mbi tavanin e makinës një trup njeriu, ku koka nuk i dukej.

Pranë Hysniut kanë qenë edhe kolegët e tij të punës, me të cilët ka qenë në shërbim, të përmendur më sipër, edhe dy personat e tjerë, e kur ka nxjerrë kokën që aty, Hysniu u ka thënë atyre se për mendimin e tij personi i shtrirë brenda në makine nuk kishte shenja jete. Të dy personat, si deputeti, edhe tjetri, i kanë thënë se në mjet mund të jetë shtetasi Sokol Olldashi, i cili është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Hysniu ka sqaruar se pranë trupit, në pjesën e pasme të mjetit, mbi tavan, ka vënë re një xhaketë dhe aty ndodhej edhe një portofol xhepi, i palosur në dysh, e ka hapur dhe ka parë aty të vendosur një leje drejtimi për automjet me emrin Sokol Olldashi. E ka futur përsëri në vendin ku ndodhej dhe u ka thënë atyre për veprimin e kryer sa ka parë aty brenda. Më pas u ka kërkuar dy personave të largoheshin sa të vinte ambulanca, ata janë bindur dhe kanë vajtur tek makina e tyre që ndodhej në vendin e përshkruar më sipër. Gjatë kësaj kohe ka komunikuar me sallën operative, duke i dhënë të dhënat e makinës së aksidentuar, gjithashtu edhe eprorët e tij, si për giendjen e mjetit, personit dhe veprimet e kryera gjatë kësaj kohe.

Pas pak aty ka vajtur ambulanca, ka komunikuar me mjekun, duke i treguar vendin e ngjarjes dhe ai ka parë personin, ka kryer veprimet e tij, shprehur se ky person nuk kishte shenja jete. Më pas aty ka vajtur oficeri i gjyqësor dhe pas tij edhe shërbimet e zjarrfikësve. Ka sqaruar se ka qëndruar deri në përfundimin e veprimeve proceduariale, nga ana e personave përgjegjës për këtë punë. Në vendin e ngjarjes ka parë që kanë vajtur prokurorët, ekspertët përkatës. Ai sqaron se për veprimet e kryera që nga momenti i njoftimit e deri kur kanë vajtur shërbimet e policisë gjyqësore, i ka pasqyruar në raportin e ngjarjes të administruara nga ana
jonë.
Në deklarimin e tij, shtetasi Kadri Kullolli ka sqaruar ngjarjen pak a shumë sikurse edhe kolegu i tij Hysni Lami dhe sqaron se ka qendruar në vendin e ngjarjes që në momentin që ka vajtur fillimisht me Hysniun, Eduartin dhe dy personat e tjerë dhe ka sqaruar se në vendngjarje ku ishte mjeti i përmbysur dhe trupi i njeriut brenda tij, ka qëndruar edhe Hysniu, kurse në hyrje të rrugës së varrezave, atje edhe ku ishte parkuar mjeti me targa AA009GF, ka qëndruar punonjësi i policisë Eduart Çomani. Më pas aty ka vajtur oficeri i Policisë Gjyqësore, e pas tij edhe shërbimet e zjarrfikësve.

Ka sqaruar se ka qëndruar aty deri në përfundimin e veprimeve proceduriale nga ana e personave përgjegjës për këtë punë. Në vendin e ngjarjes ka parë që kanë vajtur prokurorët, ekspertët përkatës. Ai sqaron se për veprimet e kryera që nga momenti i njoftimit, e deri kur kanë vajtur shërbimet e policisë gjyqësore, i ka pasqyruar në raportin e ngjarjes, të administruar nga ana jonë. Në deklarimin e tij, shtetasi Eduart Çomani ka sqaruar se ka qenë në punë dhe rreth orës 21.20-21.25 është njoftuar nga salla operative (Eklispi), nëpërmjet radios se një mjet kishte dalë nga rruga, në segmentin rrugor tuneli i Krrabës-Tiranë, gjithashtu salla i ka dhënë numrin e telefonit me të cilin duhet të kontaktonte, numrin 0682058590.

Më pas ka sqaruar ngjarjen sikurse dhe deklaruesi tjetër Hysni Lami. Janë takuar me deputetin Igli Cara dhe personi tjetër është prezantuar me emrin Bledar Begolli dhe shton se kur kanë parë makinën e përmbysur dhe brenda saj një person të shtrirë, Hysniu dhe Kadriu kanë qëndruar aty tek mjeti i aksidentuar, kurse vetë ka vajtur në hyrje të rrugës së varrezave dhe ka bërë rrethimin e vendit me shirit dhe është marrë me moslejimin e personave të pautorizuar të shkonin tek mjeti i aksidentuar. Ai sqaron se në një moment ka vënë re Bledarin të shkonte tek makina e tyre, me targë AA009GF, e përmendur më parë nga ana e Hysniut, të hapte derën e pasme të krahut të djathtë dhe e ka parë të komunikojë me një femër, ku në reflektimin e dritave të makinave që kalonin në rrugën me sens lëvizje në drejtim të Elbasanit, ka vënë re fytyrën e saj, me flokë të drejta, të gjata deri tek supet. Në këtë moment aty ka vajtur ambulanca dhe është marrë me moslejimin e personave të hynin në vendin e ngjarjes.

Ai sqaron se për veprimet e kryera që nga momenti i njoftimit, e deri kur kanë vajtur shërbimet e policisë gjyqësore i ka pasqyruar në raportin e ngjarjes të administruar nga ana jonë. Në deklarimin e tij shtetasi Igli Cara ka sqaruar se është deputet në Kuvendin e Shqipërisë për qarkun e Durrësit, në datë 20.11.2013, rreth orës 21.00, ka arritur në Tiranë, së bashku me shtetasin Eduart Ndreu, i moshës rreth 44 vjeç, banues në Durrës, të cilin e ka mik. Kanë vajtur në zyrën e re të deputetit Sokol Olldashi, që ndodhet në Tiranë pranë lokal “Valle Verde” dhe poshtë saj është një lokal me emrin “Artist”. Ka biseduar me Sokolin në telefon në numrin e tij 0672047930 dhe i ka thënë ta priste aty se vinte shpejt dhe se kishin shoferin e tij aty, Bledin, të cilin Igli e njeh prej kohësh. Së bashku me Bledin dhe Eduartin janë ulur në lokal “Artisti”, ku Igli me Eduartin kanë porositur për të ngrënë kurse Bledi ka porositur një kafe, e ka mbaruar dhe ka dalë jashtë, kurse Igli ka qëndruar me Eduartin. Pas rreth 10 minutash Bledi ka vajtur tek tavolina e tyre dhe i ka pyetur se kush prej tyre kishte makinë, Igli i ka thënë se e kishte ai makinen e tij tip veturë, marka “Mercedes Benz”, me targë AAOO9GF, ngjyrë gri metalizato dhe kanë lëvizur të dy jashtë, ka qenë ulur në sediljen e parë të pasagjerit dhe i ka thënë se duhet lajmëruar policia në numrin 129. Igli ka telefonuar policinë në numrin 129, i është prezantuar si Igli Cara dhe i ka thënë se në vendin e quajtur në dalje të tunelit të Krrabës- Tiranë, pranë lokalit të quajtur “Kafja e Rremës”, ka ndodhur një aksident rrugor, nuk i ka treguar se kush ndodhej në makinë. Pas rreth 10-15 minutash, kur pothuasje kanë arritur pranë zonës ku mendohej se kishte rënë mjeti, e kanë telefonuar nga ana e policisë për t’i kërkuar të dhëna të sakta në lidhje me njofiimin që kishte bërë, i ka thënë se po arrinte në vend, por duhet të afrohehin edhe shërbimet e policisë. Po në këtë telefonatë i ka sqaruar se kishte kaluar lapidarin e Krrabës, rreth 100-200m. Ai ka ndaluar mjetin dhe në këtë kohë Bledi ka parë dritat e emergjencës së një makine, bëhet për bllokazhin, që fiken dhe ndizen me sistem RL. Në këtë moment ka hapur krahun, në krahun e majtë të rrugës.

Bledi ka zbritur menjëherë dhe Igli pas tij. Makinën e ka lënë me frexha të ndezura. E kanë telefonuar përsëri nga ana e policisë dhe i ka thënë se do të shinin makinën e tij në anë të rrugës me frexha të ndezura në krahun e majtë. Ka qenë duke rënë shi. Kanë arritur tek makina e aksidentuar, Bledi ka arritur para tij, ka hapur derën e pasme të krahut të majtë. Ka dëgjuar nga ai të thoshte se nuk shikonte gjë brenda në makinë.

Më pas Igli ka dalë në rrugë për të pritur shërbimet e policisë tek rruga, ka ,. parë makinën e policisë dhe i ka dalë përballë. Ka sqaruar se nga vendi ku ka pararkuar makinen, deri tek makina e aksidentuar, rruga ka qenë me zbritje, jo e asfaltuar, distanca mund të ketë qenë rreth 30m. Ka marrë takim me punonjësit e policisë dhe i ka thënë se ku ndodhej mjeti i aksidentuar dhe i ka thënë se ky mjet ishte i Sokol Olldashit, dhe ai ka qenë në makinë. Kanë vajtur tek makina e aksidentuar, pra së bashku me punonjësit e policisë dhe nën ndriçimin e celularëve ka parë brenda makinës dy këmbët e një njeriu, veshur me pantallona, këpucët veshur, i ka parë këmbët nga gjunjët e poshtë. Gjë tjetër nuk ka parë. Aty ka vajtur edhe ambulanca, mjekët kanë zbritur poshtë dhe janë drejtuar për nga vendi ku ndodhej makina e aksidentuar dhe më pas kur ka komunikuar me njërin prej tyre, ai i ka thënë fjalët “me çfare shoh, deri tani nuk ka shpresë të jetë gjallë”. Më pas aty kanë vajtur edhe persona të tjerë, Astrit Patozi, Flamur Noka, të cilëve u ka thënë se Koli nuk kishte shenja jete. Në deklarimin e tij shtetasi Bledar Begolli ka sqaruar se më datë 20.11.2013 në darkë ka qenë në zyrën e deputetit Sokol Olldashi, të ndodhur në adresen rruga “Ismail Qemali”, prane radio-televizionit, në katin e tretë të një pallati të ri.

Rreth orës 21.00 e ka telefonuar vetë Sokoli dhe i ka thënë të dilte të priste deputetin Igli Cara, ka hapur derën e zyrës dhe në korridor ka parë që ishte Igli me Eduart Ndreun, të cilët kanë hyrë në zyrë, dhe më pas kanë zbritur poshtë tek lokal “Artisti”, dhe Igli me Eduartin kanë porositur për të ngrënë, Bledari kafe, e ka pirë dhe ka dalë jashtë. Është takuar me deputetin Astrit Patozi dhe janë ngjitur lart në zyrë. Më pas, duke zbritur poshtë, për të vajtur tek Igli, i ka telefonuar përsëri Sokoli dhe e ka pyetur nëse kishin vajtur aty çunat, bëhet fjalë për personat e sipërpërmendur dhe Bledari i ka thënë po. Sokoli i ka thene se “për 10 minuta erdha”, ndodhej prane kafe Kiu dhe Bledari e ka sqaruar duke i thënë se Igli ishte duke ngrënë diçka tek lokali dhe nga ana tjetër e telefonit behet fjalë për Sokolin, ka dëgjuar një si zhurmë dhe nuk po përgjigjej njeri, Bledari ka vazhduar “Al0, alo” dhe me telefon në vesh, pa e shkëputur telefonatën, ka hyrë në lokal ka marrë Iglin për krahu, duke i thënë hajde se duhet t’i ketë ndodhur diçka Sokolit, se nuk flet në telefon.

Igli ka marrë veturën tip “Mercedes Benz”, me ngjyrë gri, me targat me numrat 009, dhe Bledari i ka thënë për tu nisur për në drejtim të “Kafe KIU” dhe e ka orientuar Iglin se duhet të shkonte dhe i ka thënë që të njoftonte edhe policinë, për arsye se telefonin e kishte të zënë, bëhet fjalë që kishte në linjë telefonin e Sokolit. Më pas kanë arritur tek vendi ku kishte rënë makina, kjo e sqaruar nga deklarimi i shtetasit Igli Cara. Sqarojmë se lokali “Bar-Kafe Kiu” ndodhet buzë rrugës nacionale Elbasan-Tiranë, tuneli i Krrabës për në Tiranë, rreth 100m pa vajtur tek vendi i aksidentit, këtë e ka sqaruar edhe dekalruesi. Ai ka sqaruar se kanë vajtur aty ku ishte makina, e ka njohur, ka konstatuar se Ishte mjeti i Sokolit, ka parë targën AAOO3HN, ka vënë re se mjeti ishte i prmbysur me Rrotat lart. Është afruar pranë makinës, ka hapur derën e pasme të krahut të shoferit, ka Ndezur dritën e telefonit, ka parë një xhup dhe nuk ka parë gjë tjetër, i ka thënë Iglit që Ndodhej pas tij se ka mundësi që duhet ta ketë nxjerrë makina dhe vetë ka dalë nga pas Makinës, duke parë përreth, ka parë poshtë dhe nuk ka vënë re gjë. Igli ka dalë në rrugën Kryesore për të takuar shërbimet e policisë, me të cilat ka qenë në kontakt giatë rrugës për të arritur aty dhe pasi kanë vajtur aty edhe punonjësit e policisë, kanë vajtur përsëri tek mjeti dhe një nga punonjësit e policisë i ka thënë se trupi ndodhej aty dhe vetë ka parë këmbë njeriu nga giunjët e poshtë, mbante veshur pantallona. Pastaj ka parë brenda një trup njeriu përmbysur, dukej deri afër shpatullave dhe nuk u dukej koka. Më pas ka vajtur përsëri nga pjesa e pasme e makinës dhe nga poshtë makinës ka parë se mos shikonte kokën, por nuk e ka parë. Më pas aty dikush ka parë se kishte një njollë glaku poshtë makinës, mbi sipërfaqen e rrugës. Një nga punonjësit e policisë i ka thënë se ky person nuk kishte shenja jete. Më pas aty ka vajtur ambulanca dhe kanë vajtur pranë mjetit dy mjekë me uniformë të bardhë. Njëri prej tyre ka hyrë nga dera e pasme e krahut të shoferit dhe ka kontrolluar gjendjen e trupit. Kur ka dalë që aty ka thenë që nuk ka shenja jete, nuk është gjallë. Gjithashtu ka parë të kontrollonte edhe pulsm tek njëra këmbë dhe përsëri ka thënë se nuk ishte gjallë.

Në deklarimin e tij shtetasi Murat Bala, ka sqaruar se është me profesion mjek dhe aktualisht është i punësuar si mjek në urgjencën e Tiranës. Në datë 20.11.2013 ka qenë në punë turni i natës, me orar 19.00-07.00, ka marrë sherbimin.

Rreth orës 21.30 ka qenë duke qëndruar në dhomën e tij të punës. Ka vajtur aty infermierja Sanije Keta dhe i ka thënë “urgjent do të niseni për në dajlen e tunelit të Krrabës me drejtim për në Tiranë, së bashku me infermierin Zija Koçi dhe drejtuesin e mjetit Astrit Baja”. I kanë thënë se kishte ndodhur një aksident rrugor, urgjent për tu nisur. Menjëherë janë nisur në drejtim të Krrabës, kanë ndjekur rrugën Tiranë-Elbasan, në fshatin Mullet janë futur rrugës së re dhe më pas kanë vazhduar rrugën në drejtim të tunelit të Krrabës. Gjatë rrugës ka komunikuar dy herë me numrin 129 të policisë së shtetit, duke i thënë se kushtet atmosferike janë shumë të këqija, ka qenë duke rënë shi, rruga kishte shumë ujë dhe i ka pyetur sa të dëmtuar janë. Më janë përgiigjur se kishin dërguar patrullat e tyre dhe nuk kishin marrë akoma konfirmim. Duke ecur, në një kthesë i kanë bërë shenjë punonjësit të policisë, duke i orientuar dhe shoqëruar për në vendngjarje.

Mjeti është futur deri pranë vendit të aksidentit. Rruga ku hyri ambulannca ishte e paasfaltuar. Ka zbritur së bashku me infermierin dhe janë drejtuar menjëherë tek një automjet që ndodhej më poshtë, i kthyer me rrota përpjetë. Ka marrë takim me punonjësit e policisë me uniformë, më drejtuan atje ku ishte mjeti i përmbysur. Mban mend që kanë qenë edhe dy persona të veshur civil, njëri prej tyre me kokë të rruar, veshur mbante një xhup ngjyrë kafe.

Kur është afruar pranë makinës ka vënë re se i kishte dritat të ndezura, dera e hapur dhe ka vënë re brenda mjetit një person të cilit i dukeshin gjymtyrët e poshtme, veshur kishte pantallona, kishte të veshura kepucë dhe ka verifikuar gjendjen e tij dhe ka konstatuar se nuk kishte shenja jete, duke kryer veprimet konkretisht ka prekur pulsin radial të një dore, dhe ka konstatuar se nuk kishte puls, koka nuk dukej, ka vënë re sasi të madhe hemorragjie, gjaku nën makinë. Personi në makinë ishte i seksit mashkull. Këto ia ka thënë puonjësve të policisë së shtetit. Gjithashtu personi me kokë të rruar e ka pyetur personalisht në lidhje me gjendjen e personit që ndodhej në makinë dhe i ka thënë se nuk ka shenja jete.

Më pas është spostuar pak me tutje, pasi aty ka qenë terren i vështirë, kanë vajtur shërbimet e zjarrfikësve dhe kanë kryer veprimet e tyre. Më pas ju është komunikuar se duhet të merrnin kufomën dhe më pas janë nisur për në morgun e Tiranës, ku aty kanë dorëzuar kufomën e këtij personi. Në deklarimin e tij shtetasi Haki Sallufi ka sqaruar se ka në pronësinë e tij një lokal bar-kafe “Kiu”, i ndodhur buzë rrugës Elbasan-Tiranë, sapo kalon tunelin e Krrabës, në fshatin Mushqeta. Në këtë lokal punon vetë. Lokalin e hap në orën 05.00 dhe E mbyll në orën 22:00. Në datë 20.11.2013 në darkë, ka qenë në lokal. Ka qenë në pjesën
e jashtme tek tenda, duke rregulluar karriget për arsye se i merrte era, ka qenë furtunë, binte shumë shi. Tha se mund të ketë qenë ora 21.50 dhe ka vënë re disa makina që kalonin aty para tij dhe ndalonin tek kthesa poshtë lokalit të tij, sqarojmë se kthesa duket me sy të lirë, lokali ka fushëpamje në drejtim të kthesës.

E ka shtyrë kureshtja për të parë dhe ka vajtur edhe vetë atje. Kur ka arritur aty në krahun e djathtë të rrugës mes sens lëvizje Elbasan-Tiranë, ka qëndruar në këmbë dhe ka vënë re poshtë një vend të pjerrët rreth 5m, dhe në fund të pjerrësisë, mbi rrugën që të çon tek varrezat dhe Xhaminë të fshatit Mushqeta, ka vënë re një mjet të përmbysur me katër gomat përpjetë. Jashtë kishte rreth 5-6 persona të tjerë. Ka zbritur poshtë pikërisht në vendin ku kishte rënë edhe makina, nëpër shkurre, dhe kur ka arritur atje, ka parë makinën me rrota përpjetë, dyert kanë qenë të mbyllura dhe kanë qenë persona përreth, kanë qenë të kollarisur, qëndronin aty dhe qanin. Makina ka qenë me drita të ndezura dhe motor të ndezur. Ka qenë “Mercedes Benz” model i ri, me targë AA003 të dhëna të tjera nuk ka dijeni, ngjyrë e zezë. Ka parë nga xhami i derës së shoferit, një person brenda në makinë, kokën e tij e kishte zënë baxho e makinës.

Nuk ka prekur gjë me dorë. Ka dëgjuar nga personat që ishin aty se personi brenda në makinë ishte deputeti Sokol Olldashi. Ai i ka thënë këtyre personave nëse kishin nevojë për ndihme dhe ata i kanë thënë “ik o çun, shif punën tate”. Në këtë kohë ka ardhur policia dhe ai është larguar që aty nëpërmjet rrugës që të çon tek lokali i tij, pasi për të dalë në rrugën kryesore kanë qenë shërbimet e policisë. Në deklarimin e tij shtetasi Lorene Sallufi ka sqaruar se është banor në fshatin Mushqeta, banesën e ka pranë lapidarit të Krrabës.

Në datë 20.11.2013 rreth orës 20.00, ka dalë nga shtëpia dhe ka vajtur në lokalin e shtetasit Avni Tarja që ndodhet buze rrugës Elbasan-Tiranë, poshtë lapidarit të Krrabës, ka qenë me disa shokë të lagjes, 22.00-22.30 në kohën që ka dalë nga lokali, ka parë në televizorin e lokalit tek “News 24” dhe ishte FLASH dhe teksti “Aksident në Kërrabë”, këtë lajm e kanë parë dhe shokët e tij dhe klientët që kanë qenë në lokal. Në rrugën kryesore ka parë shumë mjete me fenelina si të policisë dhe ambulancës që kalonin.

Ka dalë nga lokali dhe në rrugën që të çon tek shtëpia e tij, ka vënë re se aty pranë kishte shumë makina të parkuara, shumë punonjës policie, është afruar aty pranë dhe nuk ka parë gjë për arsye se është bllokuar dhe policie nuk linte njeri të kalonte. Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i K. Penal.

Oficeri policisë Gjyqësore
Florenc Gjata

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close