Protesta te Unaza/ Shoqërohen 5 persona, mes tyre një i mitur

Aktualitet

Pesë banorë janë shoqëruar në polici, mes tyre një i mitur, pas përleshjes së protestuesve me forcat e policisë, në Unazën e Re.

Një prej banoreve të zonës e pranishme në momentin e marrjes së protestuesve, u shpreh se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre teksa ata po përpiqeshin që të ndalonin marrjen e banorëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej një muaji gati banorët e Unazës së re kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, pasi u preken shtëpitë.

ME TE LEXUARAT