Vasili i publikon Veliajt videon: Nuk ka rivalë për gënjeshtra!

Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’, i është rikthyer sulmeve ndaj, Erion Veliajt.

Sulmin e tij, Vasili e shoqëron me një video të vjetër të Veliajt në një dalje në emision “Opinion”, ku ai premton se në Tiranë nuk do të ketë më ndërtime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai e ka quajtur atë gënjeshtar pa rivalë dhe konkurrencë, ndërsa ndër të tjera shkruan se Tirana, jo vetëm po shqepet me gënjeshtra, por edhe po plaçkitet nga ai.

Postimi i plotë

Kryetari i Bashkise se Tiranes pa rivalë si genjeshtar.(video).

Tirana ka pare keto tre vjet nje cunam te papare genjeshtrash.

Veliaj nuk ka rivale si genjeshtari me i madh qe ka qeverisur Tiranen dhe kjo eshte merita e me e vetme e tij.

I vertete ai eshte kur jep leje per kulla pa fund ne zemer te Tiranes dhe pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon.

I vertete ai eshte vetem kur shan e shfryn dhe i quan qytetaret shpellare,por pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon qe i ka quajtur ashtu.

I vertete ai eshte edhe kur thote se policja ina nuk do te martohet dot se ju prene gishtat,pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon ma lexuan gabim thote.

Tirana ka vetem dy mundesi:ose te vazhdoje te shqepet me genjeshtra,te plackitet dhe te zhbehet si qytet e qytetari ose ti kthehet se vertetes dhe te mbijetoje e te ruaje ato vlera qe mundi i shume brezave ndertoi.

Megjithate se sa genjen ky shiheni ne kete video qe flet vete.

ME TE LEXUARAT