Horoskopi i ditës së shtunë, 20, gusht 2016

Soft

zodiac(3)Dashi 21/3 - 20/4

Dita juaj do të jetë e mbushur me ulje-ngritje. Momenti më i keq i saj do të shoqërohet me zënka me një person, që “fut hundët” në jetën tuaj. Me financat bëni shumë kujdes.

Demi 21/4 - 21/5

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është dita ideale për të marrë disa rreziqe përsipër si në punë dhe në jetën sentimentale, pasi yjet do jenë në anën tuaj dhe do ju ndihmojnë të keni sukses.

Binjakët 22/5 - 21/6

Kjo ditë nuk do të krijojë asnjë shqetësim për ju. Në mbrëmje do të dilni bashkë me miqtë tuaj më të dashur, të cilët i keni lënë disi pas dore. Situata financiare nuk është shumë e mirë.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Këtë të shtunë do të ngriheni me kokën e rënduar dhe gjatë gjithë ditës nuk do arrini të përqendroheni ndaj detyrave që keni. Kushtojini më shumë vëmendje partnerit. Shëndeti paraqitet më së miri.

Luani 23/7 - 21/8

Të lindurit e kësaj shenje do të kalojnë një ditë thuajse perfekte. Në mbrëmje do të kaloni një moment romantik, bashkë me partnerin tuaj, gjë që do e bëjë edhe më special raportin mes jush.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Kjo ditë nuk do jetë aspak pozitive. Orët e punës do të rëndojnë, aq sa do duket sikur nuk do mbarojnë kurrë. Si të mos mjaftonte, në shtëpi do të grindeni me partnerin tuaj. Do të keni probleme shëndetësore.

Peshorja 24/9 - 23/10

Do të jeni shumë të shqetësuar për shkak të angazhimeve të shumta që keni në program e ditëve të ardhshme. Çiftet e reja i pret një mbrëmje e veçantë, ndërsa ata që janë vetëm do kalojnë momente të qeta.

Akrepi 24/10 - 22/11

Historia e juaj e dashurisë do ju mundojë, duke mos arritur të jetoni i qetë me personin e zemrës. Do t’iu duhet të zgjidhni disa çështje të rëndësishme ekonomike. Një debat me një të afërmin tuaj do ju tronditë.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Kjo është dita e ndryshimeve të mëdha. Do jetë nisja e një jete të re, sidomos në punë. Raporti do jetë i mundimshëm me një person të moshuar të familjes tuaj. Mos u besoni disa të njohurve tuaj.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Duhet të vazhdoni të insistoni për ëndrrat tuaja, pasi herët a vonë do ju plotësohen. Për të ecur në jetë duhet të mësoni që të tregoheni më shumë egoist. Raporti me një të njohurin tuaj do rezultojë i komplikuar.

Ujori 21/1 - 19/2

Vështirësitë e ditëve të fundit do të kalojnë si me magji. Si në punë edhe në jetën private do të merrni kënaqësi të veçanta, veçanërisht sa i takon dashurisë.

Peshqit 20/2 - 20/3

Do të keni në program shumë angazhime, por do jenë të pakta ato me rendësi të veçantë ku duhet të përqendroheni. Një person pranë jush do të shkaktojë polemika.

ME TE LEXUARAT