Lajmi i fundit

Si u ekzekutua me plumb në kokë 17-vjeçarja/ Dyshimet e para lidhur me ngjarjen

Një e vdekur dhe një i plagosur është bilanci i atentatit që tronditi mbrëmjen e sotme Laprakën.

Burimet policore kanë bërë me dije se viktima është 17-vjeçarja Griselda Gjinkola, ndërsa i plagosuri Erjon Denga, 23-vjeç. Griselda është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i dashuri i saj, Erion Denga është plagosur me plumb në shpatull dhe ndodhet në spital në gjendje të qendrueshme.

Paraprakisht besohet se shkak është bërë një konflikt mes të rinjsh. 17-vjeçarja ka pasur një lidhje që e kishte ndërprerë pak kohë më parë.

Ish i dashuri i viktimës ka pasur një përplasje fizike me 23-vjeçarin, Erion Denga dhe duket se gjërat janë agravuar më tej.

Gjithsesi kjo mbetet ende në kuadrin e dyshimeve pasi asgjë nuk është konfirmuar.

Gjithashtu dyshohet se policia po heton edhe një pistë tjetër pasi në vitin 2016, i plagosuri Denga është arrestuar i akuzuar për shantazhimin e një vajze të re me video intime duke i kërkuar 2 mijë euro.

Të gjitha këto pista janë duke u verifikuar. Policia thotë se po kryhen kontrolle për kapjen e autorëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close