Këto janë të mirat e të jetuarit me një mace në shtëpi

Soft

I bën mirë zemrës

Një studim i realizuar në Universitetin e Minesotës ka dalë në përfundimin se macet ndikojnë pozitivisht në qarkullimin e gjakut, si pasojë ato minimizojnë riskun e atakut kardiak.

Redukton stresin

Efekti relaksues që krijon macja kur përkëdhelet largon stresin  dhe lodhjen e akumuluar gjatë ditës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fuqizon sistemin imunitar

Një mace mund të sjellë gëzim dhe qetësi në shtëpi, për më tepër ajo mund të forcojë edhe sistemin imunitar të pjestarëve të familjes. Është provuar se macet janë shumë të dobishme kundër alergjisë si dhe kundër astmës.

Lufton Depresionin

Miku ynë simpatik me katër putra është një antidot i shkëlqyer kundër depresionit. Ndër të tjera ai mund t’ju ndihmojë edhe nëse jeni duke kaluar një periudhë të vështirë./

ME TE LEXUARAT