Prona në Bllok, familjarët në rrugë për të kundërshtuar shembjen

Kliko per me shume info

Në fshehtësi e në kundërshtim me ligjin, por me bekimin edhe të policisë bashkiake, punonjës të përmbarimit kanë vijuar prishjen e godinës së një biznesi në zonën e Bllokut në kryeqytet. Gazetarja Anxhela Devolle  raporton për ‘Balkanweb” se në vendin e ngjarjes ka edhe policë, ndërsa familjarët  po mundohen të mbrojnë objektin nga shembja kundër vendimit të Gjykatës.

“Momentalisht shoh që ka shumë pak policë këtu. Shumë familjare janë në rrugë po ruajnë territorin në mënyrë që të mos bëhet shembja kundër vendimit të Gjykatës. Sipas familjareve orari ku mund të ndërhyhet është deri në orën 4. Familjarët nuk tërhiqen do qëndrojnë deri në  orët e vona të darkës”, raporton Anxhela Devolle.

Pronari i këtij biznesi thotë se ka një kontratë qeraje më shtetin, për të shfrytëzuar tokën për 20 vite, dhe nëse në krye të 20 viteve kjo kontratë nuk rinovohet, atij i kthehet vlera monetare për investimin e kryer, por nëse gjyqi vendos për lirim trualli këtë detyrim që shteti i ka investitoreve i kalon ish-pronareve të tokës.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here