Aktualitet

Biznesmenit të njohur i djegin makinën në Elbasan, ngjarja ndodhi natën

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” në oret e para të ditës së sotme, ndërsa makina ka qenë e parkuar në hyrje të një pallati.

Automjeti është përfshirë nga flakët në mënyrë të menjëhershme dhe është djegur pjesërisht. Policia është njoftuar nga banorët për djegien e automjetit dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave të para, pronari i automjetit rezulton një biznesmen që ka në pronësi një biznes të njohur në periferi të qytetit të Elbasanit. Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close