Ndërtues e pronar resorti, biznesmenit i djegin makinën për herë të dytë në Elbasan

Aktualitet

Policia ka bere me dije se një makinë që ishte parkuar në hyrjen e një pallati në qytetin e Elbasanit është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së mërkurës, pas nje zjarri qe dyshohet se ka qene i qellimshem.

Behet me dije se automjeti është në pronësi të biznesmenit me iniciale E. Zh., i cili zotëron një firmë ndërtimi në qytet.

Mësohet se sipermarresi në fjalë është bashkëpronar në një resort me vëllain e tij.

Rezulton se kjo është hera e dytë që i djegin makinën këtij biznesmeni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë vetë biznesmeni që e ka konstatuar makinën e djegur në mëngjes, teksa e kishte lënë të parkuar gjatë natës pranë banesës së tij në lagjen “Aqif Pasha”.

“Fuoristrada tip Benz me targë AA 009 P.V eshtë djegur plotësisht nga zjarri”, njofton policia.

Uniformat Blu kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të shkuar drejt autorëve të dyshuar.

ME TE LEXUARAT