Soft

Ky insekt ‘i kundërvihet’ shkencës, ai nuk fle kurrë

Pak gjëra janë të nevojshme për njeriun ndër to edhe një gjumë i qetë dhe i plotë. Të gjitha kafshët e kalojnë shumicën e jetës së tyre në gjumë, dhe pasojat e mungesës së gjumit në shëndetin mendor dhe fizik kanë qenë prej kohësh të njohura.

Megjithatë, ekziston një krijesë që duket se i shpëton sundimit të gjumit. Sipas një studimi, disa mostra të mizave të frutave (Drosophila melanogaster) mund të mbijetojnë pothuajse fare pa gjumë, dhe shëndeti i tyre nuk duket të jetë prekur nga asnjë pasojë si rrjedhojë e kësaj.

Nëse ky zbulim do të konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që identifikon një lloj gjallese që nuk ka nevojë për gjumë për të mbijetuar, një fakt që e hedh poshtë studimin e shkencës siupas të cilit gjumi është një nga elemenetët thelbësorë pa të cilin asnjë gjallesë nuk mund të mbijetojë po kështu si edhe ushqimi apo nevoja për hidratim.  

Një grup biologësh në Imperial College në Londër kanë mbledhur 881 femra dhe 485 meshkuj miza të frutave dhe i kanë studiuar për katër ditë ritmet e tyre gjumë-zgjim, duke përdorur një sistem makinerie për të monitoruar lëvizjet edhe më të vogla që këto insekte kryenin.

Këto lëvizje të padukshme për syrin apo një xham zmadhues, na mundësuan të kuptojmë se mesatarisht meshkujt shpenzuan 43% të ditës duke fjetur; femrat, të angazhuara me ushqimin dhe hedhjen e vezëve, më pak se 20%. Njëra prej tyre praktikisht nuk fjeti thuajse fare dhe i mundësoi vetes vetëm 4 minuta gjumë në ditë.

Ky lloj insekti u vu në provë nga studiuesit të cilët i mbyllën në një tub që rrotullohej dhe që nuk iu lejonte të flinin për gjithë jetëgjatësinë e tyre prej 40 deri në 50 ditësh dhe si përfundim u pa se ato jetuan aq gjatë sa edhe pjesa tjetër e insekteve që mundën të pushonin dhe pa pësuar asnjë dëmtim si pasojë e pagjumësisë.

Sipas studiuesve të këtyre insekteve, sipas rezultateve, gjumi mund të jetë më tepër një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar gjatë rrjedhës së evolucionit sesa një nevojë fiziologjike e trurit.

 Megjithatë, çfarë është zbuluar deri më tani mund të jetë e vlefshme vetëm për Drosophila-t.

Për trurin e tyre të vogël, 4 minuta gjumë mund të jenë të mjaftueshme. Për nevojat tona, ne na nevojiten 7-8 orë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close