“Po mbahet i arrestuar që të pranojë mandatin”, lirohet anëtari i PD-së Pandeli Tole

Aktualitet

Pandeli Tole kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Fierit është liruar ditën e sotme nga qelia e paraburgimit.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë pas kërkesës së avokatit i cili ka kërkuar lirimin nga qelia të Toles.

Pandeli Tole akuzohet për pjesëmarrje në tubimin e paligjshëm në protestën e demokratëve fundjavën e kaluar, përkatësisht në datat 8 dhe 9 mars.

Ndërkohë nga Luan Baçi, kryetar i degës së PD-së në Fier është bërë jo vetëm një akuzë por gjithashtu dhe një denoncim ndaj policisë, shkruan Fax web.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Baçi pretendon se policia e ka arrestuar qëllimisht kandidatin për deputet që të pranojnë mandatin pasi është pjesë e listave të PD-së.

Piro Soto është gjyqtari i cili liroi jo vetëm Pandeli Tole por edhe punonjësin e bashkisë Mallakastër Pëllumb Isufaj, i cili u akuzua për goditjen e efektivit të FSHN-së.

ME TE LEXUARAT