Sport

Maradona shpërthen ndaj Argjentinës: Ata nuk meritojnë fanelën e kombëtares

Argjentina ka humbur 3-1 në miqësoren e zhvilluar kundër Venezuelës dhe duket se këtë kombëtare nuk e shpëton dot as Mesi dhe askush.

Maradona tifozi numër një dhe kritikuesi më i rreptë i kombëtares ka folur pas kësaj humbje turpëruese në Madrid duke kritikuar trajnerin Skaloni dhe federatën.

“Ishte një film horror, kjo skuadër nuk e meriton këtë fanellë që vesh. Argjentina nuk do të fitojë më një ndeshje. Më vjen keq për njerëzit që vazhdojnë besojnë në gënjeshtrat e federatës. Ata menduan se do të fitonin lojën me shumë lehtësi. Kush është aq budalla që e ka menduar këtë gjë?, ka thënë Pibe De Oro.

Në përfundim ai ka shtuar: “Më vjen keq edhe për lojtarët që duhet të vënë krahët e tyre kur duhet të jetë federata ajo që ta bëjë këtë gjë. Kjo nacionale më bën të trishtuar, nuk meriton këtë fanellë”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close