Zbardhet kërkesa e Bashkimit Evropian për Edi Ramën

Politikë

Kryeministri Edi Rama ditën e mërkurë në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi se nëse do të ketë një sinjal nga Brukseli për miratimin e reformës së re zgjedhore para vendimit për negociatat, do ta bëjë një gjë të tillë edhe pa opozitën e cila ka dalë në rrugë.

Nuk ka vonuar shumë dhe dy ditë më pas, sinjali nga Brukseli ka ardhur. E dërguara e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, Genovefa Ruiz Calavera e cila është edhe shefja e Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar për zbatimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri pas takimeve sot në Tiranë me qeverinë dhe opozitën i ka hapur dritën jeshile reformës zgjedhore.

Genovefa Ruiz Calavera i kërkon qeverisë shqiptare që të vijojnë me zbatimin e rekomandimeve të OSBE- ODIHR-it për reformën zgjedhore, pasi është në kompetencën e saj. "BE pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë në mënyrë konstruktive. Është shumë e rëndësishme për qeverinë që të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it nën kompetencën e saj të drejtpërdrejtë" shkruan Genovefa Ruiz Calavera.

Gjithashtu, kreu i qeverisë tha të mërkurën se nuk mund të presë PD-në pas 5 majit, dhe nëse Komisioni Evropian e sheh reformën si kyçe për raportin e progresit të qershorit për çeljen e negociatave, atëherë Kodi i ri zgjedhor do të miratohet pa PD-në e vjetër, me votat e opozitës së re, vetëm sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe asnjë sugjerimi të jashtëm (pa kërkesën e PD-së për votim dhe numërim elektronik dhe të PS-së për drejtën e votës për emigrantët).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për miratimin e saj duhen 84 vota, pra edhe votat e deputetëve të rinj nga opozita. Shefi i mazhorancës tha se me opozitën e re do të votohen ndryshime të tjera të Kodit, pasi pritet të ketë ndërhyrje për të miratuar votën e emigrantëve. Po ashtu do të duhet vota e tyre edhe për ndryshimet penale për ndëshkimin e shit-blerjes së votës. Nëse do të miratohet para vendimit për hapjen e negociatave sikur paralajmëroi Rama, reforma zgjedhore do të zbatohej për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

ME TE LEXUARAT