Koronavirus/ Qeveria Greke: Gati 13 spitale për karantinë, jemi të organizuar

Bota
Koronavirus/ Qeveria Greke: Gati 13 spitale për karantinë, jemi

Qeveria greke zhvilloi sot një mbledhje emergjente lidhur me rrezikun që i kanoset Greqisë prej koronavirusit në Itali.

Në fund të mbledhjes ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias tha se Greqia ka gati 13 spitale për të trajtuar rastet me koronavirus, gjithashtu vendi është gati për të përballuar situatën vetëm se duhet qetësi, seriozitet dhe profesionalizëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Kikilias ka bërë apel medias të tregohet serioze në informacionet të cilat do të publikojë. Të pranishëm në mbledhje ishin ministrja e Edukimit, Niki Kerameus, ministri i Mbrojtjes Michalis Chrysochoidis, ministri i Brendshëm Takis Theodorikakos, ministri i Shtetit Giorgos Gerapetritis apo dhe ministri i emigracionit Notis Mitarakis të cilët informuan kryeministrin Mitsotakis.

ME TE LEXUARAT