Ceremonia e pritjes, mbërrin në Rinas, trupi i Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj

Kliko per me shume info

Në orën 12.45 ka mbërritur në Shqipëri, në aeroportin e Rinasit, arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj , e cila humbi jetën nga shpërthimi i një mine në bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni, ku ishte me mision në kuadrin e forcave të NATO-s.

Me mbërritjen e arkivolit, në bazën ajrore të Rinasit u organizua një ceremoni ushtarake e pritjes. Familja e Hasanajt, të afërm kolegë ishin të pranishëm. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku krahas drejtuesve të tjerë të Forcave të armatosura pritën trupin e nëntetares, e cila është shpallur Dëshmore e Atdheut.

Kliko per me shume info


Nesër, më 10 maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA, Dëshmores së Atdheut Zarife Hasanajt dhe në orën 11.45 – 12.30, ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit.

CILA ISHTE NENTETARE ZARIFE HASANAJ

N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj, e datëlindjes 08/07/1987, ka lindur në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, dhe me vendbanim në Babrru, Tiranë. Është fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka nje vëlla dhe dy motra. Jeton me prindërit dhe vëllain e martuar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.
Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.

Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.
Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.

Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar. Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë. Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.

Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.

loading...