Çfarë hamë? AKU bllokon 22.9 ton kripë, gjoba 9 bizneseve

Aktualitet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi nga operatorët e biznesit ushqimor (OBU) të cilët kanë si aktivitet importimin, përpunimin dhe ambalazhimin e produktit kripë.

Nga kontrollet e ushtruara në 52 subjekte janë evidentuar problematika dhe mospërmbushje të kërkesave ligjore në hallkat e ndryshme të zinxhirin ushqimor “kripë për konsum njerëzor dhe industrinë ushqimore” për të cilat ka vendosur: urdhër-bllokimi për sasinë totale 22.9 ton kripë (thuajse tërësisht në OBU që importojnë kripë),

9 masa administrative “Gjobë” në vlerë totale 3,750,000 lekë (në OBU që importojnë kripë),

5 masa administrative “Paralajmërim”, kryesisht tek OBU që tregtojnë kripë për konsum njerëzor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga kontrolli në operatorët e biznesit ushqimor që kryejnë import, përpunim dhe ambalazhim të produktit “kripë për konsum njerëzor dhe industrinë ushqimore” ka rezultuar mospermbushje e kërkesave ligjore dhe një sërë problematikash të tjera prandaj:

Në 5 subjekte që ushtrojnë veprimtari importuese janë vendosur 3 masa administrative “Gjobë” për import të parregullt me vlerë 3,000,000 lekë, 2 masa administrative “Gjobë” shtesë me vlerë 200,000 lekë, 2 masa administrative “Gjobë” për tregtim ushqimi të pasigurt dhe etiketim të parregullt me vlerë 400,000 lekë dhe 1 masë administrative “Gjobë” me vlerë 100,000 lekë për pengim të kryerjes së inspektimit.

Gjithashtu në këto subjekte u bë dhe bllokimi i produktit kripë në sasi totale prej 22.3 ton kripë ne total.

Në 5 subjekte që ushtrojnë veprimtari përpunuese-paketuese, është konstatuar produkt kripë me nivel jodi më të ulët se norma e lejuar dhe si rrjedhoje inspektorët e AKU kanë urdheruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit kripë për konsum njerëzor dhe në 3 prej subjekteve u vendos masa administrative “Paralajmërim” për mungesë të afishimit tek konsumatori.

në 42 subjekte që ushtrojnë veprimtari tregtuese, u konstatuan shkelje në lidhje me dokumentacionin per kthimin në origjinë të produkteve të bllokuara dhe mungesës së afishimit për njoftimin e konsumatorëve në 8 prej këtyre subjekteve dhe si rrjedhojë është marrë masa administrative “Paralajmërim”. Ndërsa në 1 subjekt është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën 50,000 lekë për etiketim të parregullt të produktit si dhe u bllokua sasia prej 600 kg kripë.

Gjatë kontrolleve të kryera u morën 82 mostra të produktit kripë për analizim të nivelit të jodit. Për 74 mostra të marra, raport-analizat rezultuan konform normave të lejuara ndërsa për 8 mostra të tjera raport-analizat rezultuan jashtë normave të lejuara dhe për rrjedhoje Autoriteti Kombetar i Ushqimit vendosi bllokimin e menjëhershëm të produktit dhe njoftoi Inspektoriatin Shtetëror të Shëndetësisë.

ME TE LEXUARAT