Meta jep një mesazh të fortë për dialogun Kosovë-Serbi: Është e detyrueshme!

Kliko per me shume info

Kreu i Shteti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë.

Meta shkruan se një dialog konstruktiv midis dy vendeve mund të prodhojë marrëveshjen përfundimtare midis dy shteteve e cila sipas tij është ligjërisht e detyrueshme dhe e zbatueshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit.

Kliko per me shume info

Postimi i plotë:

Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit. #BBPTirana

loading...