Meta: Kemi ende shumë për të mësuar nga themeluesit e BE-së

Kliko per me shume info

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë për ndjekësit në rrjetet sociale, një pjesë të shkurtër të fjalës së tij në Samitin e Liderëve të Brdo Brijunit që po mbahet në Tiranë.“Vendet tona kanë ende shumë për të mësuar nga themeluesit e Bashkimit Europian dhe filozofia e këtij projekti historik, mbi çfarë mund të konsiderohen ide pionere, nxitëse të një epoke të re të bashkëjetesës në rajonin tonë. #BBPTirana “-shkruan Meta në një postim në facebook, ndërsa shton se Samiti i Brdo-Brijuni në Tiranë përkon me Ditën e Evropës.

loading...