Na mashtruan me paktin për universitetin, studentët e Korçës u rikthehen protestave

Kliko per me shume info

Për 1 orë studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë kanë dalë në protestë. Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë përfitim nga pakti për Universitetin, ndërsa thonë se në ditët në vijim protesta do të përshkallëzohet.

“Protesta e sotme është një Rizgjim nga letargjimzmi që kishin rënë studentët pas protestës së dhjetorit. Ne i dhamë kohë qeverisë që të realizonte paktin për universitetin të cilin na i kishte premtuar, por benefitet e këtij pakti ne nuk po i marrim akoma”. 

Kliko per me shume info

Dy janë arsyet që protestojnë: Investim më i madh në arsim dhe krijim i fronteve të reja punës.

“Sot protestuam një orë për të mos prishur edhe mësimin. Por protesta në ditët në vijim do të përshkallëzohet”

loading...