Nga Vlora në fier për të vjedhur, arrestohen dy persona

Kliko per me shume info

Dy vlonjatë janë arrestuar me akuzën se vidhnin motoçikleta në Fier dhe i shisnin në Vlorë. Në prangat e policisë ranë shtetasit me iniciale E. M., 39 vjeç, dhe S. T., 36 vjeç. Gjatë operacionit të koduar “Vizitori”, në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 4 motoçikleta të vjedhura.

“Shtetasi E. M., vidhte motoçikletat në qytetin e Fierit dhe ja jepte shtetasit S. T., i cili më pas i shiste në Bishan të Vlorës. (Vjedhje këto të ndodhura gjatë muajit Prill),”thuhet ne njoftimin e policisë.

Kliko per me shume info

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

loading...