Pendarovski: Raporti me shqiptarët vendimtare për rrugën euro-atlantike

Aktualitet

Stevo Pendarovski ka folur për zgjedhjet e fundit nga të cilat ai u bë President i Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se këto zgjedhje ishin shumë të rëndësishme në aspektin multietnik të Maqedonisë dhe se shqiptarët ishin vendimtarë me votën e tyre.

Ai ka thënë se vetëm trajtimi i barabartë i të gjitha etnive në Maqedoninë Veriore ndihmon në përparimin e këtij vendi.

“Për mua në këtë vend nuk duhet të ketë asnjë komunitet etnik i cili duhet të ndjehet i privilegjuar dhe një tjetër që ndjehet i diskriminuar, nuk mund të jesh i privilegjuar për shkak të background tënd etnik, apo backgraundit tënd fetar apo pse i përket një partie për të cilën ti voton”, ka thënë Pendarovski për Radio Televizionin Shqiptar, transmeton Klan Kosova.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është e thjeshtë, të gjithë maqedonasit, shqiptarët, serbët, boshnjakët duhet të jenë të barabartë me njëri-tjetrin kjo është e vetmja recetë e suksesit. Jo për integrimin euroatlantik, por për kohezionin e brendshëm në vend, për paqen”.

“Po, Maqedonia sot është më e mirë dhe kjo duket në shifra që janë të vërtetueshme, me ministrat shqiptarë në qeveri për shembull, në 2001 dhe 2002 pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, kishim në të gjithë administratën shtetërore maqedonase vetëm 2.4 përqind shqiptarë në të gjitha institucionet e vendit, ndërsa sot kemi mbi 19 përqind përfaqësim në këto insitutcione, dhe për një vend me burime shumë të kufizuara financiare ky është një hap i madh përpara”.

“Madje marrëdhënia me shqiptarët, por dhe trajtimi që duhet ti bëjnë maqedonasit atyre për presidentin e ri të Maqedonisë së veriut është vendimtar për integrimin e vendit në BE dhe NATO”.

“Sot nëse ne nuk do të jemi mirë në marrëdhënien tonë të brendshme ndëretnike sidomos me shqiptarët, ne nuk do ta marrim dot atë datë për çeljen e negociatave edhe pse mund të kemi bërë zgjedhje me standarde skandinave si këto presidenciale këtë herë”.

“Absolutisht për rrugën tonë në drejtim të integrimit europian është thelbësore një marrëdhënie e mirë ndëretnike sidomos me shqiptaret dhe më pas me të tjerët”.

ME TE LEXUARAT