Përqafoi “vajzën e mitur”, Gashi sqaron foton

Kliko per me shume info

Reperi Gashi është kritikuar për një imazh të fundit që besohet të jetë shkëputur nga xhirimet e klipit të ri.

Ylli shqiptar, që po korr sukses me hitin e tij të fundit “My Year”, bashkë me G-Eazy, publikoi një foto ku shfaqej duke përqafuar një vajzë të veshur me uniformë shkolle, me një tatuazh në pjesën e pasme të këmbëve që lexonte: Free Spirit!

Kliko per me shume info

Por kjo foto nuk është pritur mirë nga një ndjekës i cili shkruan se vajza duket të jetë nën moshë. Ky koment është lexuar menjëherë nga reperi i cili i ka kthyer përgjigje ndjekësit të tij për të sqaruar idenë e skenës.

“Më pëlqen muzika jote, por kjo në këtë foto duket si një vajzë nënmoshë”, i ka shkruar një fans ndërkohë që Gashi ia kthen:

“Në këtë video supozohej të aktronim sikur ishim në një shkollë private me uniforma. Më vjen keq nëse duket në një mënyrë tjetër, por në fund të ditës, unë nuk bëj gjëra të tilla”, ka thënë Gashi i cili më pas e ka sharë ndjekësin, “me shumë respekt”.

loading...