Thaçi: E nxora nga zyra kryeministrin shqiptar se më kërkoi të ndaj Kosovën

Kliko per me shume info

Hashim Thaçi tregoi një episod të rëndësishëm të vitit 2002. Ai tha se një kryeministër shqiptar i ka shkuar në zyrë duke i prezantuar planin e Zoran Gjingjiçit, kryeministrit të atëhershëm serb, për ndarjen e Kosovës.

“Një nga kryeministrat e Shqipërisë, në vitin 2002 ka ofruar projektin e Gjingjiçit për ndarjen e Kosovës. E kam nxjerrë nga zyra”, tha Thaçi.

Kliko per me shume info

Drejtuesi i emisionit “Opinion”  dhe të ftuarit e tjerë e pyetën disa herë se për cilin kryeministër bëhet fjalë, por Hashim Thaçi nuk ka thënë asgjë tjetër.

Në të vërtetë, në vitin 2002, Shqipëria ka pasur plot tre kryeministra. I pari ka qenë Ilir Meta, i cili ka drejtuar qeverinë nga shtatori i vitit 2001 deri në 29 janar 2002. Më pas, kryeministër ka qenë Pandeli Majko në periudhën 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002, i pasuar nga Fatos Nano prej 29 korrikut.

Zoran Gjingjiç u rikthye në vëmendjen e opinionit publik pak kohë më parë, pas një përplasjeje mediatike mes gazetarit Baton Haxhiu dhe Presidentit Ilir Meta. Haxhiu e akuzoi për miqësinë me Gjingjiçin gjatë kohës që ka qenë kryeministër, ndërsa Meta iu kundërpërgjigj duke thënë se ishte krenar për të.

“Jam shkumë krenar për miqësinë me kryeministrin e Serbisë në atë kohë, Zoran Gjingjiç. Unë me Zoran Gjingjiç kam punuar për lirimin e shqiptarëve dhe ai ka thënë se ma ka kërkuar kryeministri i Shqipërisë. Kur u vra ish-kryeministri Gjingjiç? Pavarësia e Kosovës kur u shpall, shumë kohë pas vrasjes? Atëherë si mund të diskutohej ndryshimi i kufijve kur Kosova ishte ende shtet?”, ka thënë Meta më 17 janar të vitit 2019.

Edhe pasardhësi i tij, Pandeli Majko ka qenë shumë pranë çështjes së Kosovës, i njohur si kryeministri që mbështeti kosovarët gjatë luftës dhe që inicioi i pari ndërtimin e “Rrugës së Kombit” përmes mbledhjes së taksës.

Ndërkohë, mundësia e tretë e kryeministrit që mund t’i ketë përcjellë Thaçit propozimin e kryeministrit serb të asaj kohe, është Fatos Nano

loading...