U largua nga ‘Portokallia’, Erion Isai bën publike arsyen

Kliko per me shume info

Në mesin e aktorëve që e kanë filluar karrierën e tyre në “Portokalli”, por që më pas janë larguar për të krijuar emisionin e tyre është edhe figura e Erion Isait.

Aktori ka qenë i ftuar në emisionin “Tempora” në ‘Ora News’ ku ka zbuluar arsyen e largimit të tij nga ‘Portokallia’.

Kliko per me shume info

Sipas tij, ai u largua jo si rrjedhojë e ndonjë sherri, po për shkak të pretendimit se nuk mund t’i jepte më shumë skenës së Portokallisë. Për Erionin kishte ardhur koha të provonte diçka të re.

Ja si u shpreh aktori: 

“Më bëhet qejfi që pas 2 vitesh kur u largova nga Portokallia të flas me zë dhe figurë. E vërteta është se nuk do isha përballë teje këtu nëse nuk do ekzistonte Portokallia. Portokallia i besoi një djali të ardhur me autobus në 3 të mëngjesit nga Erseka, skenën më të lakmuar në Shqipëri në ato vite. Vendimi im për tu larguar nga Portokallia nuk erdhi për shkak të një kapriçoje të një sherrnaje. Erdhi si një moment reflektimi i një artisti, me shqetësimin se unë nuk mund të jepja më shumë se kaq sa i dhashë Portokallisë në aspektin skenik. Realizimin e figurave komike ashtu siç po e bëjnë kolegët e mi sot unë nuk arrij ta bëj”.

loading...