Zbardhet vendimi, ja pse u lirua Ervis Martinaj

Kliko per me shume info

Zbardhet endimi i Gjykatës së Tiranës që liroi nga qelia Ervis Martinajn, i arrestuar pas ngjarjes së 4 tetorit 2018 në ish-bllok, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë.

I akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, ai qëndroi në paraburgim deri në 3 maj 2019, kur gjykata e ktheu në liri kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh.

Kliko per me shume info

Por çfarë ndryshoi në pozitën penale të Martinajt?

Në vendimin e arsyetuar, të siguruar nga A2 CNN, gjyqtari Artan Gjermeni argumenton se masa “arrest në burg” nuk i përgjigjet më dyshimeve të prokurorisë drejt tij.

Tetë muaj pas ngjarjes, gjykata shprehet se prokuroria ka vetëm një provë kundër Martinajt, sms-në e shkëmbyer mes tij dhe një personi me emrin “Aldo”, ku i shkruan: “Lidhu me çun… Afrohu… Me armë”. Por sipas gjykatës, me kalimin e një kohe të arsyeshme, një provë e vetme e pa lidhur dhe shoqëruar më prova të tjera nuk mund të përbëjnë “arsye të mjaftueshme” për vazhdimin e paraburgimit.

Gjykata citon në vendim deklarimet e të dyshuarit, ku ai pretendon se në ngjarje ka tentuar të shuajë konfliktin e nisur mes Fabian Gaxhës dhe Meviol Bilos, pak para se i dyti të qëllonte me armë zjarri të parin. “Unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj se jam plagosur pa dashje nga “kokëmadhi” (Mavjol Bilo). Ai më gjuajti me refleks pasi nëse ai do të donte të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha”.

Sipas gjykatës, rezulton e provuar se Martinaj nuk ka shkrehur armë në ngjarje dhe dëshmitarët nuk e identifikojnë si pjesëmarrës në konflikt, çka zbeh dyshimin se ai ka tentuar të vrasë.

Sipas togave të zeza, në gjendjen që janë provat, veprimet e Martinajt në 4 tetor 2018  kualifikohen si fazë përgatitore për veprën penale për të cilën akuzohet, por jo për tentativën e saj. Në ngjarjen në ish-Bllok u vra Fabian Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj dhe Eljon Hato./a2cnn

loading...