Atentati i Vlorës ndodhi tek kompleksi i “Il Padrionos” së ekzekutuar në Durrës

Kliko per me shume info

Të shtëna me ar më zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e Lungomares në Vlorë, në një lokal. Ngjarja është regjistruar në kompleksion Oslo, që ka qenë në pronësi të Edison Harizajt, i cili u vra pak muaj më parë në Durrës. Derimë tani raportohet për një person që ka mbetur i pla gosur, ndërsa është djegur dhe një mjet në fshatin Babicë e vogël.

Siç raporton “VloraNews”, atentati ndodhi tek kompleksi“Oslo”, i njohur si pronë e Edison Harizajt, i cili u ekzekutua disa muaj më parë në Durrës. 

Kliko per me shume info

Makinat nga ku është qëlluar kanë qenë në ecje e sipër duke shkëmbyer zjarr me njëra-tjetrën. 

I plagosuri mësohet të jetë një kalimtar i rastit me inicialet D.C, i cili nuk ka patur të bëjë fare me ngjarjen dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka gjetur në Babicë një makinë të djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të këtij atentati që kësaj radhe nuk shkaktoi viktima.

loading...