Balliu e ripërsërit: Nuk ka zgjedhje me 30 Qershor, qytetarët i kanë bojkotuar

Kliko per me shume info

Banorët e Astirit kanë dalë si ccdo mbrëmje në protest ku kanë bllokuar për më shumë se një orë edhe rrugën dhe kanë bërë thirrje kundër qeverisë duke kërkuar edhe largimin e saj nga pushteti.

Ata gjithashtu janë shprehur se do ti bashkjohen protestës së dotës së nesërme të opozitës si dhe kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht.

Kliko per me shume info

Banorëve i është bashkuar si zakonisht edhe Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, qe u lirua dje nga gjykata. Gjate fjales se tij, Balliu tha se koha kur vendosin bandat ka mbaruar.

“Rama i ka ditët e fundit, nuk ka forcë që na ndal. Shoqërimet e Ramës na bëjnë më të fortë. Tre të arrestuarit me mua, janë heronj.Të bashkohemi të gjithë bashkë më 11 maj”, tha ish deputeti Klevis Balliu.

Ish-deputeti demokrat nuk kurseu akuzat as ndaj kryeprokurores Arta Marku duke e fajësuar mban në qeli qytetarët e lire dhe jo Bajrajt.

“Opozita nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe qytetarët nuk do të marrin po ashtu pjesë në zgjedhje. Sot përballë nesh janë një grup banditësh. Sot kemi përballë një Arta Marku, e cila nuk gjen prova për të mbajtur në burg Bajrat, por gjen prova për të mbajtur qytetarët e lirë në burg.

Ditën që u arrestova unë me qytetarët, ata liruan Bajrat, sepse iu duhen për të vjedhur shtëpinë. Të gjithë nesër orën 18:30, të bashkohemi si vëllezër dhe motra të jemi përballë kryeministrisë jo për të sjellë PD në pushtet, por për të shpëtuar kombin”, tha Balliu gjatë fjalës se tij.

Ndërsa një prej banorëve paralajmëroi kryeministrin Rama dhe ministrin Lleshaj se do të përgjigjen penalisht për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të Unazë së Re.

“Rama, Sandër Lleshi dhe të gjithë ata që kanë urdhëruar dhunë ata do të shkojnë prapa hekurave. Këta janë frikacakë, mjeranë. Ishin të armatosur deri në dhëmbë përballë grave dhe fëmijëve”, u shpreh një prej banorëve të Astirit.

loading...