Basha në Kavajë: Ejani nesër ta çojmë në fund betejën tonë kundër Ramës

Kliko per me shume info

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi nga Kavaja se rruga e nisur me datë 16 Shkurt është e pandalshme dhe do ti shkohet deri në fund kauzës së nisur.

Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje pa u ndëshkuar vjedhësit e votive në 2017 diçka që sipas tij është artikuluar edhe nga Bashkimi Europian.

Kliko per me shume info

“Nuk na ka mposhtur asgjë, ne do të vazhdojmë përpara rrugën e nisur me datë 16 shkurt. Gegë e Toskë, katolikë e myslimanë, demokratë e socialist ne jemi në një betejë të përbashkët për ta çliruar Shqipërinë nga krimi.

Asnjë shqiptarë kurrë më nuk do të ketë frikë askënd tjetër përveç Zotit dhe është qeveria ajo që duhet të ketë frikë nga populli, ky është standarti. Beteja jonë ka avancuar, është në gjysmën e saj, qeveria e krimit është në muzgun e saj, liria e vërtetë është në agimin e saj por duhet çuar deri në fund. Shqipëria ka parë shumë hajdutë por kurrë më parë si Rama,

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë themeli i demokracisë ku zbatohet vullneti i lirë i popullit. Ky është tjhemeli që do të vendosim nga moment i parë, ky është parimi kryesor edhe i Europës i thënë dje në gjermanisht pastaj edhe në Shqip, që nuk ka zgjedhje pa dënimin e atyre që cënuan votën e lirë në 2017”, tha Basha.

Basha tha gjithashtu se objektivi i qeverisë është që të përçajë qytetarët por shtoi se kjo nuk ka për të ndodhur duke argumentuar se ky është teestimi final dhe ftoi qytetarët që të marrin pjesë masivisht në protestën e ditës së nesërme.

loading...