Basha nga Kamza: Orët e Edi Ramës po numërohen mbrapsht…

Kliko per me shume info

Ta ndalim makthin e organizatës kriminale të Rilindjes. T’ia bëjmë të qartë demokratëve e socialistëve se orët e shtypjes e arrogancës po numërohen mbrapsht se mbrapsht po numërohet ora e Ramës kryeministër dhe e qeverisë së lidhur me krimin.


12 javë s’janë shumë në kalendarin e një kombi, apo në kalendarin politik të një shteti. Por këto 12 javë kanë shndërruar fatin politik të vendit, kanë ndalur përparimin e të keqes në cdo vatër shqiptare dhe kanë ndezur dritën e shpresës.

Kliko per me shume info


Jam këtu për tju falenderuar, veçanërisht ju demokratë të Kamzës e Paskuqanit, për kontributin tuaj.

Basha: Rama e ka frikë Europën, sepse aty ska vend për modelin e tij të qeverisjes

Rama e vuri Kamzën në një karantinë për hakmarrje politike. E goditi duke u hequr ndihmën ekonomike 90 % të banorëve, e goditi duke ngritur procese të montuara ndaj kryetarit të Bashkisë, e goditi duke blerë mercenarë, por nuk ia doli.

Aparteidi nisi në kamëz, por u shtri në të gjithë Shqipërinë. Demokratë e socialistë kanë të njëjtat halle, ndajnë të njëjtin hidhërim, ndjejnë kolapsin, papunësinë dhe pasigurinë.

Kjo se edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në cifligun e tij, ndaj na i ka mbyllur dyert Evropa. Rama flet për Evropën, por e ka frikë Evropën, sepse aty s’ka vend për hajdutërinë, stilin dhe mënyrën e qeverisjes së Edi Ramës.

Basha: Mesazhi ndërkombëtar është i qartë, se zgjedhje pa dënuar vjedhësit e zgjedhjeve nuk ka negociata


Hapja e negociatave, hapja e rrugës drejt Evropës, që është objektivi më i rëndëisshëm i demokratëve shqitparë sot kërcënohet qartë jo vetëm nga krimi dhe korrups i Edi Ramës, pandëhskueshmëria e tij dhe e ministrave të tij, por sic e kanë thënë 2 ditë radhazi, dy persopnalitete më me peshë të Bundestagut, pa shkuar në burg ata që vodhën votat e 2017 nuk ka hapje negociatash.

Sot kjo mori një stad të ri vetëdijësimi me 300 studentë të forumit të Partisë Popullore, partisë tonë nënë, kanë kuptuar kauzën tonë dhe për këtë arsye janë në krahun e rinisë shqiptare dhe nesër në orën 18 e 30 të rinjtë evropianë nga Gjermania, Britania, Franca do të jenë në krahun tuaj në goditjen kundër tiranisë së krimit, për Shqipërinë si e gjithë Evropa.

loading...