Dalin emrat e parë, kush janë kandidatët e Ramës për zgjedhjet e qershorit

Kliko per me shume info

Kryesocialisti Edi Rama për rreth 4 orë e gjysëm ka zhvilluar në selinë e PS-së takime me të deleguarit e kryesisë së kësaj force politike në të 12 Qarqet. Diskutimet janë përqëndruar tek kandidaturat e PS-së për secilën bashki në qarqet e të gjithë vendit.

Ende nuk ka një vendim përfundimtar sa i takon Bashkisë së Durrësit, edhe pse janë lakuar disa emra për kandidatë.

Kliko per me shume info

Surprizë duket kandidatura për Bashkinë Dibër. Kandidatë potenciale për të garuar nën siglën e PS-së për Bashkinë Dibër, është deputetja Reme Lala.

Ndërkohë që ende nuk ka zyrtarizim përfundimtar për Bashkinë Vlorë, edhe pse kryebashkiaku aktual Dritan Leli mbetet kandidati më i mundshëm.

Sa i takon bashkive të tjera kryesore në qarqe, në Tirane është konfirmuar prej kohësh Erion Veliaj, për Korçën Sotiraq Filo, në Fier Armando Subashi, në Kukës Safet Gjici, Lezha do t’i besohet deputetit Pjerin Ndreu, në Elbasan Glendion Llatja, në Shkodër do kandidojë Valdrin Pjetri, ne Berat Ervin Demo, ndërsa në Gjirokaster me shumë gjasa do kandidojë deputeti Flamur Golemi.

Mesohet se dy bashkitë me popullsi minoritare Pusteci dhe Finiqi do t’i lihen aleatëve.

Gjatë diskutimeve me të deleguarit në qarqe, kryesocialisti Rama ka qenë i shoqëruar nga kryeparlamentari Gramoz Ruci dhe sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla.

Pritet që vendimi përfundimtar për listen e kandidatëve për të gjitha bashkitë te merret në mbledhjen e mëngjesit të së shtunes te kryesisë së PS-së. Afati i fundit ligjor për të dorëzuar zyrtarisht në KQZ listën e kandidatëve për regjistrim, është 13 Maji.

loading...