Djali i Olldashit në takimin e Bashës, Keu i PD nderon trashëgiminë

Kliko per me shume info

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në një takim me 300 studentë europiane të EDS (European Democratic Studentes), e cila është organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane. Në aktivitet ka qenë i pranishëm edhe djali i ish-ministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauku, të cilin Basha e ka përshëndetur veccanërisht duke i vlerësuar dhe kontributin.

Nuk ka munguar një mesazh i Bashës edhe për Sokol Olldashin, për të cilin tha se ishte mik dhe bashkëpunëtor i shquar i tij.

Kliko per me shume info

“Në këtë sallë ndodhen studentë të cilët janë ngritur në një betejë të pashembullt prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të universiteteve shqiptare të mbështetur nga miq, shok të tyre shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, njëri prej tyre Glauk Olldashi që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes dhe t’i uroj mirëseardhjen sot në këtë bashkëbisedim dhe natyrisht merita e tij është sepse që ditën e parë ka qenë në krah të studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane por natyrisht nderon edhe trashëgiminë e babait të tij, ish-kryetarit të FRPD, një miku dhe bashkëpunëtori të shquar timin, një nga liderët e PD-së të ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, zotit Sokol Olldashi.

Studentët janë të bashkuar dhe FRPD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahë të studentëve. Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës.

Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh. Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht”, deklaroi Basha.

Ai tha se do bëjnë gjithçka që në krye të PE të jetë kandidate i PPE Manfred Ëeber.
“Ju jeni të angazhuar në fushatë, në vendet tuaja në partitë tona simotra. Ju përgëzoj dhe ju jap mbështetjen time të plotë.
Unë e di që falë përkushtimit edhe tuaj edhe të rinisë në mbështet të PPE-ve në Europë ne do ia dalim që më 26 maj të konfirmojmë në Parlamentin Europian edhe njëherë PPE, partinë tonë si forca më e madhe politike dhe të bëjmë gjithçka që kandidati ynë, Manfred Ëeber të jetë kryetari i PE.
Ju përfaqësoni partitë forcat tona si motra. PD është krenare me bashkëpunimin që ka ndërtuar me gjithsecilën nga forcat politike që përfaqësoni. Jam shumë i lumtur që gjendeni sot në krahë të të rinjve demokratë, në krahë të studentëve demokratë të riorganizuar në grupimin rinor universitar demokrat dhe me këtë rast dua të përshëndes kryetarin e ri të këtij grupimi dhe dua t’ju them se prania juaj sot këtu ka një domethënie të madhe për ne”, deklaroi Basha.

loading...