E akuzoi për zhvatje: Loredana i përgjigjet në konferencë shoqes

Showbiz

Gjatë pyetjeve të shumta që u bënë në konferencë ndaj Loredanës dhe Mozzik, nuk mund t’i shpëtonte edhe akuza që i erdhi nga shoqja e saj.

Ajo e akuzonte se Loredana i kishte zhvatur paratë dhe e kishte kërcënuar me armë.

Bëhet fjalë për fotografen shqiptare nga Gjermania, Dorentina V e cila kishte denoncuar në gusht të vitit 2017-të, Loredana Zefin dhe vëllanë e saj Qëndrimin për mashtrim.  Ajo akuzonte Loredanën se i kishte vjedhur kartën e kreditit një natë që ajo kishte qëndruar në apartamentin e vëllait të saj me 2 korrik të vitit 2017-të në Kosovë.

Vëllai i Loredanës, Qëndrimi, të cilin Dorentina s’e ka takuar kurrë, kishte bërë pagesa me kartën e saj, kishte luajtur bixhoz në internet më 6 korrik të 2017-ës, ndërsa një ditë më vonë ai kishte rezervuar një fluturim me “Easyjet” nga Zvicra për në Kosovë. Njohja e Loredanës me Dorentinën nisi në fillim të vitit 2017-të, kur vajzat u takuan për videoklipin e këngëtarit Yll Limani. Për lajmin e plotë lexo këtu

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me këtë pyetje, Lorenda u përgjigj shkurt:

“Ku ka qenë ajo vajzë më përpara, pse doli në skenë sot”?

Loredana na ka lënë kështu të kuptojmë se çdo gjë ka qenë e stisur.

Nga ana tjetër Mozzik u përpoq t’i shmangej kësaj pyetjeje duke theksuar se ‘jemi mbledhur këtu për diçka tjetër’.

ME TE LEXUARAT