E FUNDIT/ Dorëzohet Dako, kjo është drejtoresha që do kandidojë për PS në Durrës

Kliko per me shume info

Prej më shumë se një orë në selinë e PS-së vazhdon takimi i kreut të kësaj partie, njëherësh dhe kryeministër i vendit, Edi Rama, me krerët e qarqeve për të përcaktuar kandidatët e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Të pranishëm janë dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Kliko per me shume info

I pari në takim ka hyrë drejtuesi politik i qarkut të Durrësit Vangjush Dako, i cili këtë herë nuk do të rikandidojë për bashkinë e këtij qyteti.

Orët e fundit është përfolur një emër, Valbona Sako, drejtore e Tatimeve në Durrës, megjithatë pritet dita e nesërme ku do të jetë dhe Kryesia e kësaj partie që do të konfirmojë ose jo ketë emër për kandidate për bashkinë e këtij qyteti.

Janë edhe disa Bashki që mbeten në pikëpyetje si Saranda, Gjirokastra, Durrësi, Vora, Kavaja dhe Dibra.

Të shtunën PS do të publikojë listën e plotë të kandidatëve për 61 bashkitë e vendit por edhe kandidatët për këshilla bashkiakë./oranews

loading...