E FUNDIT/ Ndërron jetë ushtaraku tjetër shqiptar në Letoni Klodian Tanushi

Aktualitet

Ka ndërruar jetë edhe ushtaraku i dytë, i plagosur paraditen e 6 majit në Letoni. Major Kolodian Tanushi, nuk ka arritur të mbijetojë pas plagëve të marra, pavarësisht kujdesit intensiv në një spital letonez.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. “Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën.

Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se prindërve të majorit ua ka dhënë lajmin shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneralë Manushaqe Shehu. Prindërve të majorit që jetojnë në Tiranë lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjenerale Manushaqe Shehu.

ME TE LEXUARAT