Esktremistët grekë heqin tabelat e shkruara shqip dhe greqisht në Dropull

Kliko per me shume info

Incident në Bashkinë Dropull. Disa persona të indentifikuar si esktremistë grekë, kanë rrëzuar tabelat e reja rrugore me mbishkrime gjuhësore shqip dhe greqisht.

Tabelat e reja janë vendosur nga ARRSH në hyrje të fshatit Dhrovjan, pjesë e Bashkisë Dropull. Në këtë fshat banon vetëm pakica greke. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Kliko per me shume info

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe historiani Arben Llalla i cili shkruan në rrjetet sociale se se grekët i ka irrituar fakti që shqipja është gjuhë e parë në tabela.

loading...