Lirohet biznesmeni që akuzohej se tjetërsoi pronat në Vlorë

Aktualitet

Gjykata e Vlorës ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Pëllumb Petritaj, 54-vjeç.

Burimet bëjnë me dije se Petritaj, i arrestuar 7 muaj më parë është liruar nga burgu në 7 maj, në këmbim të garancisë pasurore 2.5 milion lek.

Petritaj akuzohej për tjetërsim tokash në Karaburun dhe Zvërnec.

Ndalimi i Petritajt u bë nga Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, pasi dyshohej të kishte falsifikuar dokumentet e një toke rreth 100 Ha tokë në zonën e Zvërnecit. /Oranews

ME TE LEXUARAT