Një grua e futi në kurth, zbardhen detajet, si ia vodhën 60 mijë euro tregtarit nga Peqini

Aktualitet

Një 76-vjeçar në qytetin e Peqinit ka rënë pre e grabitjes nga një çift. Ata, pasi i kanë dhënë një lëng për t’i “paralizuar” kujtesën, i kanë vjedhur banesën.

Ngjarja ka ndodhur mbasditen e së martës, ku sipas deklaratave të të moshuarit Skënder Zeqiri, një çift bashkëshortësh rreth të 50-ve kanë trokitur në banesën e tij dhe i kanë kërkuar që zonja të hyjë në tualet për të kryer nevojat personale.

76-vjeçari i ka pranuar të hyjnë brenda, por sapo ka mbyllur derën, çifti i ka ofruar një pije. Pasi ka pirë lëngun, i moshuari nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, sepse e ka paralizuar përkohësisht. Pavarësisht kësaj, i moshuari është përpjekur që të bëjë rezistencë. Kjo i ka detyruar autorët që ta lidhin.

Më pas, çifti ka nisur të kontrollojë në banesë dhe kanë gjetur e marrë bizhuteri me vlerë, si edhe dyshohet se i kanë marrë edhe një sasi prej rreth 60 mijë eurosh. 76-vjeçari ishte tregtar rrobash në Peqin dhe paratë i kishte të ardhurat nga aktiviteti prej shumë vitesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy autorët, pasi kanë përvetësuar shumën e parave, janë larguar duke humbur çdo gjurmë. Kur i ka ardhur kujtesa, i moshuari ka nisur të bërtasë dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë hyrë në banesë, duke mësuar për ngjarjen dhe më pas kanë lajmëruar Policinë. Kjo e fundit ka dalë në një deklaratë për mediat 24 orë pas ngjarjes. Policia shpreson që të arrijë në identifikimin e autorëve përmes shenjave të gishtërinjve që mund të kenë lënë në banesë apo të ndonjë dëshmitari që mund t’i ketë parë duke hyrë apo duke u larguar nga banesa e 76- vjeçarit.

“Në datën 08.05.2019, rreth orës 14:00, Policia u njoftua se në lagjen ‘Xhami’ të Bashkisë Peqin, është vjedhur një banesë. Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në banesën që ishte e vjedhur dhe i përkiste shtetasit Skënder Zeqiri, 76 vjeç. Nga veprimet paraprake të kryera, rezulton se rreth orëve të paradites, te shtëpia e tij ka shkuar një çift, me pretendimin se gruaja kishte nevoja personale.

Ata dyshohet se i ka dhënë për të pirë një shishe me lëng të moshuarit, duke i paralizuar kujtesën.

Dy shtetasit ende të paidentifikuar kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar pa ushtruar dhunë ndaj të zotit të banesës, i cili tashmë ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, si pasojë e pijes së konsumuar. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet, duke grumbulluar çdo provë të mundshme që do çonte në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njëkohësisht, shtetasit i është marrë mostër gjaku për të përcaktuar nëse ka elemente toksikologjike si pasojë e konsumimit të lëngut. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Vjedhjes”

ME TE LEXUARAT