Rama u heq kryebashkiakëve tenderat në dy muajt e fundit të mandatit

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot lëvizjen e befasishme. Me vendim qeverie u janë hequr tenderat kryetarëve të bashkive në mbarë vendin, 2 muaj para se tu mbarojë mandati.

Kjo lëvizje vjen në kohën kur opozita është betuar se nuk do lejojë zgjedhje më 30 qershor dhe Rama nga ana tjetër këmbëngul që zgjedhjet lokale do mbahen në datën e caktuar. Ky pezullim është lënë pa afat deri në fund të vitit 2019.

Kliko per me shume info

Më poshtë vendimi i plotë i qeverisë

V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË FILLIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT NGA NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE DHE AUTORITETET KONTRAKTORE NË VARËSI TË TYRE, PËR VITIN 2019

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datё 26.06.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, tё ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2019.
Përjashtohen nga ky rregull:

– prokurimet me vlerë të vogël;

– procedurat e prokurimit që kanë si objekt produktet ushqimore.

Ngarkohen të gjitha institucionet e vetëqeverisjes vendore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

loading...