Ja kush janë tre të arrestuarit për masakrën me tre të vrarë në Vlorë, identifikohen viktimat

Aktualitet

vrasja-vlorePolicia: Ja kush jane tre te arrestuarit per perplasjen me arme

Përplasja me armë ku u vranë tre persona sot në Vlorë ka ndodhur ne ambientet e lokal “ Adore” ne lagjen“24 Maji” ne rrethana ende te paqarta.

Njeri nga viktimat  Albi Limaj humbi jeten ne spital, kurse dy te tjeret sipas policise jane Haki Rakipi dhe Alfred Velaj. Limaj  sipas policise se Vlores eshte njeri nga te dyshuarit si autor i sulmit me arme, kurse i  plagosuri rende  identifkohet si Aleksander Llanaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tre nga autoret e krimit Aleksander Llanaj, Ani Delaj, Ervis Mehmeti jane arrestuar, kurse nje person i katert eshte ne ndjekje.

Nga te dhenat e deritanishme mesohet grupi i armatosur i cili ka mberritur prane lokalit me mjeti tipit BMW X 5, ka hapur zjarr me kallashnikov kurse pala tjeter ka qelluar me pistolete.

Sipas policisë, ende nuk dihen ende shkaqet e kesaj perleshjeje, por besohet se midis dy grupeve ka patur hasmeri.

Identifikohen tri viktimat e krimit ne Vlore

Identifikohen tre personat qe kane mbetur te vrare pas shkembimit te zjarrit sot ne Vlore. Haki Rakipi, 28 vjec, Alfred Velaj dhe Albi Limaj, jane tre personat qe sipas policise kane mbetur te vrare. Limaj besohet se ka qene personi qe ka shtene ne lokal ndersa pala tjeter eshte kunderpergjigjur duke e lene te vrare. Viktima mendohet se ka vrare dy personat e tjere....

vendi-vrasjes-vloreNgjarja

Tre persona kane mbetur te vrare ndersa jane plagosur disa te tjere pas nje shkembimi zjarri te ndodhur diten e sotme ne Vlore.

Policia njoftoi se ka arrestuar nje person pjesmarres ne perplasjen me arme.

Nga informacionet e para mesohet se mes dy grupeve ka patur nje debat e me pas jane nxjerre armet.

Dy persona humben jeten menjehere ne veranden e lokalit, ndersa nje i trete humbi jeten duke u derguar per ne spital. Ai eshte shtetasi Albi Limaj, sipas te dhenave te para nga nje grup ka dy te vdekur, ndersa nga nje i vdekur dhe nje i plagosur nga grupi tjeter.

Policia ndodhet ende ne vendin e ngjarjes duke hetuar e duke marre ne pyetje deshmitaret.

ME TE LEXUARAT