Tentuan t’a hiqnin qafe, kush është 27-vjeçari i njohur për policinë

Kliko per me shume info

Objektivi i atentatit të sotëm në Vlorë ku mbeti i plagosur një qytetarë është Ines Hajrulla. Hajrulla i ka shpëtuar për të dytën herë atentateve pasi edhe në vitin 2017 i është bërë një tjetër por me eksploziv ku mbeti i plagosur rëndë. Ines Hajrulla, një emër i lakuar në Vlorë në lidhje me disa ngjarje kriminale, ndër më të rëndat të qytetit bregdetar.

Hajrulla është anëtar i bandës se Llanajve si dhe mik ë Edison Harizaj(ky i funditi vrarë në fund të vitit 2018 në qytetin e Durrësit.) Hajrulla është një nga emrat e denoncuar nga familjarë të të zhdukurve të verës së 2018 – ës si personi me lidhje të drejtpërdrejtë në rrëmbimin e tyre.

Kliko per me shume info

Rasti i zhdukjes së Ervis Troqes është lidhur me emrin e Ines Hajrullës, ndërsa ende ka mbetur e pazbardhur si ngjarje. Edhe trupi i Ervis Troqes ende nuk është gjetur. Pak kohë pasi familjar e Troqes dëshmuan në Policinë e Vlorës, Ines Hajrulla u vu në pranga nën akuzën e shkeljes së lirisë me kusht (kjo e zbardhur nga hetimet për zhdukjet, ku në pamjet filmike të sekuestruara u vërtetua lëvizja dhe dalja disa herë e Hajrullës nga banesa, ç’ka ishte e ndaluar, levizje të cilat ishin kryer pikërisht në ditën që Ervis. Troqe u zhduk.

Pas arrestimit të tij, Hajrulla u mbajt në ambjentet e burgut për pak muaj, duke u lënë i lirë vetëm 4 muaj më parë, pasi avokati i tij kishte kërkuar trajtim mjekësor të specializuar për klientin e tij.

Më herët, Hajrulla ishte përfshirë në një atentat me tritol, që ë ishte vendosur automjetit me të cilin levizte. Nga shpërthimi i tritoli në Tetor 2017, Hajrulla humbi njerën gjymtyrë.

Nisja e ngjarjeve kriminale në Vlorë daton që prej gushtit 2015, ku në një ngjarje pas një konflikti banal mbetën të vrarë 3 djem nga Vlora. Pas kësaj kanë pasuar edhe ngjarjet e tjera kriminale, shumica të pazbardhur që kanë shënuar një numër të lartë viktimash dhe kanë tronditur qytetin e Vlorës.

Inesi është djali Robert Hajrullës pronari i një lokali në Vlorë që mban emrin “Inin”. Para 5 vitesh, më 25 tetor 2014, biznesmeni Robert Hajrulla u arrestua nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike./faxweb

loading...