Vjedhësit të armatosur i hynë në shtëpi, mjeku: Autorët profesionistë

Kliko per me shume info

Gjinekologu Kujtim Albrahimi, i cili mbrëmjen e kaluar ra pre e grabitësve bashkë me bashkëshorten është i bindur se autorët ishin profesionistë.

Në gjendje shoku e me plagë të dukshme nga grabitja, ai tregoi se autorët kishin shkëputur sinjalin e alarmit që të hynin pa problem në banesë dhe gjithashtu kishin hequr kamerat e kishin marrë serverin e tyre për të zhdukur pamjet.

Kliko per me shume info


“Grabitësit kanë qenë të armatosur. Ishin profesionistë”, ka thënë mjeku, i cili i tha policisë se grabitësit e kanë qëlluar pasi ai rezistoi.

“Nga goditje më është mbyllur njëri sy”, ka rrëfyer mjeku për News 24.

Albrahimi ka qenë më parë edhe drejtor i spitalit të Librazhdit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që dyshohet se kanë marrë mbi 10 milionë lekë dhe bizhuteri të çmuara nga banesa e mjekut. Sipas dëshmisë së mjekut, mësohet se paratë e grabitura ishin të shtëpisë të cilën e kishte shitur.

loading...