19 vite kryetar bashkie, kush është rekordmeni i PS që kandidon sërish

Aktualitet

Gëzim Topçiu do të pretendojë mandatin e gjashtë në krye të Bashkisë së Maliqit.

Topçiu e drejton Bashkinë e Maliqit që prej vitit 2 000.

Kush është Gëzim Topçiu

Gëzim Ali Topçiu ka lindur më 3 Janar 1967. Është i martuar me Znj.Filloreta Topçiu dhe ka dy fëmijë, Joriana dhe Raldo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor Korcë, në vitet 1986-1990. Ka përfunduar shkollën e Mesme Maliq në vitin 1986.

Ka punuar si specialist bujqësie në Ndërmarrjen e Kullotave Korçë në sektorët Vreshtas,Pojan, Liqenas, Moglicë në periudhën 1990-1995.

Ka patur biznes privat në periudhën 1995-2000.

Nga viti 2000 e në vazhdim Kryetar i Bashkisë Maliq, shkruan albeu.com

Karriera Politike:

Anëtar i Partisë Socialiste 1995
Kryetar i Partisë Socialiste Bashkia Maliq
Anëtar i Kryesisë të Partisë Socialiste të Rrethit Korçë
Sekretar i Partisë Socialiste të Rrethit Korçë
Trajnime:

Autonomia Vendore dhe Decentralizimi
Menaxhimi Financiar
Menaxhimi i Ujësjellës- Kanalizimeve

ME TE LEXUARAT