Berisha ‘zbardh’ skemën: Fituan 10 miliardë euro…

Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar një takim me të rinjtë evropianë demokratë të EDS-së, pak orë para protestës së madhe të radhës të opozitës shqiptare.

Në fjalën e tij Berisha është përqendruar në regjimin politik të vendosur sipas tij, i vetmi në Botë pothuajse i ngjashëm me atë të Venezuelës.

Kliko per me shume info

“Në Shqipëri është vendosur një regjim i ngjashëm me atë të Venezuelës. Jam përpjekur të gjej formën dhe kam biseduar dhe me politologë dhe si përfndim mund ta përkufizoj si kakistokraci, kakistos do të thotë ‘më e keqja”.

Një nga problemet më të mëdha që ka sot Shqipëria sipas Berishës është pushteti i bosëve të drogës të cilët pasi kanabizuan të gjithë Shqipërinë duke vjelë fitime prej 10 miliardë eurosh po i përdorin këto para për të blerë kokainë dhe për të pasuruar dhe më shumë bosët e drogës. Gjithashtu këto para sipas tij ndikuan në deformimin e rezultati zgjedhor në vitin 2017.

“Lexoni historinë e Panamasë të kuptoni se si u bëmë narkoshtet.

Norriega tradhëtoi idealet dhe vlera dhe u mor seriozisht me kanabizimin e vendit.

Gjëja e parë që bëri Rama është që emëroi ministër të brendshëm, njeriun që dërgoi miniskafin me drogë në Itali, Saimir Tahirin. Këtë skaf Tahiri, ua dha kushërinjve të tij, që janë një nga bandat më të rrezikshme në vend.

Për shkak se prokuroria italiane solli dosjen e kushëririt të ministrit dhe të vetë ministrit, u kërkua arrestimi i tij. Edi Rama një ditë tha do respektojmë dënimin, më pas nuk lejoi që të arrestohej. E mbrojti narko-ministrin e tij.

Më pas narko-shtetin e mori ministri tjetër, vëllai i të cili ishte i dënuar për transport droge nga Venezuela në Kolumbi.
Një gazetar investigativ ndërmori misionin për të vërtetuar nëse vëllai i këtij ministri merrej me drogë dhe zbuloi se kjo gjë ishte e vërtetë. Madje vëllai i këtij ministri po bënte sërish gati tonelatat e drogës.

Gazetari dhe Salianji janë në proces gjyqësor pasi ofenduan vëllain kriminal të ish-ministrit.

Kush erdhi pastaj?

Ai ishte një doktrinar i kanabisit dhe Shqipëria u mbush me kanabis edhe me këshillat e tij. Imagjinoni një ministër që u thotë me gjeni parcelat kur vetë konsiderohet si gjeneral-kanabisi.

Tashmë lekët e fituara në kanabis, bosët e drogës i përdorin për të blerë kokainë dhe për ti shitur në Shqipëri dhe në të gjithë botën”, tha Berisha.

loading...