Biznesmeni ia thotë copë ministrit të Ramës: Policia? Të korruptuar! Marrin lekë…

Kliko per me shume info

Pas reagimit ndaj atentatit të ndodhur në Vlorë paraditen e djeshme, biznesmeni Vasil Bedinaj duket se nuk ka ndërmend të ndal vrullin e tij me kaq.

I papërmbajtshëm dje në akuzat e tij ndaj policisë duke thënë se ajo mbron punët e pista, edhe gjatë tryezës së sotme me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi, Bedinaj ka vijuar me replikat.

Kliko per me shume info

Gjatë debatit me Klosin për krijimin e Task Forcës, biznesmeni ka vijuar akuzat sërish ndaj policisë, pavarësisht prezencës së Drejtorit të Policisë, i ndodhur në krah të tij duke ngritur si shqetësim çështjen e sigurisë, dhe fajësuar policinë për paaftësinë e saj për zbardhjen e ngjarjeve dhe reduktimin e numrit të turistëve.

“Jeni të korruptuar! Merrni lekë dhe jeni të paaftë për të zbardhur ngjarjet. S’ka një mungesë të theksuar të sigurisë, është zero. Janë duke na u larguar turistët”.-është shprehur biznesmeni Bedinaj.

loading...