Dalin pamjet e para/ Ndizet protesta, mijëra shqiptarë në shesh

Aktualitet

Nis protesta e katërt e madhe e opozitës së bashkuar ndërsa mijëra protestues janë mbledhur para kryeministrisë. Kreu demokrat i është bashkuar marshimit drejt Kryeministrisë, ndërsa më parë takoi studentët evropianë demokratë

Fillimisht nga zona e Astirit erdhën banorët të cilët protestojnë tashmë prej shumë muajsh në mbrojtje të banesave të tyre të planifikuara për tu shembur në kuadër të projektit për Unazën e madhe.

Më pas nga drejtime të ndryshme drejt sheshit para kryeministrisë janë drejtuar grupe grupe mbështetësish të opozitës.

Gjithashtu edhe Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit i është bashkuar protestës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë dëgjohen vazhdimisht dhe thirrjet “Rama ik”, “Mbro Teatrin”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Gjithashtu kanë filluar të hidhen dhe shashkat e para ndërsa janë hedhur dhe disa tymuese nga vetë protestuesit.

Në gardhin mbrojtës me policë para Kryeministrisë një burrë i moshuar është përplasur me policinë, ndërsa është qetësuar nga protestuesit e tjerë. Gjithashtu tymuese dhe bojë është hedhur drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia bën vazhdimisht thirrje për shmangie të dhunës.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e cila zhvillohet përpara kryeministrisë nga opozita e bashkuar, që prej vendimit për të djegur mandatet e deputetëve të PD-së dhe të LSI-së.

Kërkesat e partive opozitare janë të qarta, dhe lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të mundësojë mbarëvajtjen e tyre.

Me kalimin e javëve vendosen në pikëpyetje dhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që sipas opozitës nuk do të mbahen, ndërsa qeveria Rama dhe PS janë angazhuar me zgjedhjen e kandidatëve në mbledhjen e sotme të Asamblesë.

ME TE LEXUARAT