Djali i Sokol Olldashit krah Kryemadhit e Bashës në protestë

Aktualitet

Monika Kryemadhi është parë shumë afër Glauk Olldashit, djali i të ndjerit Sokol Olldashi gjatë protestës se sotme. Ajo është fotografuar duke pozuar me 2 gishtat lart së bashku me Glaukun.

Glauk Olldashi prej disa javësh është në sytë e demokratëve pas aktivizimit të tij në politikë në partinë ku aderoi prej vitesh ati i tij, deri në fund të jetës.

Glauk Olldashi mbajti dhe fjalim në takimin e 300 të rinjve evropianë demokratë me kryetarin e PD-së Lulzim Basha një ditë më parë ku u shpreh se shqiptarët mund ta ndryshojnë perceptimin e të huajve për Shqipërinë.

Kjo foto është bërë në protestën e katërt kombëtare e cila zhvillohet përpara kryeministrisë nga opozita e bashkuar, që prej vendimit për të djegur mandatet e deputetëve të PD-së dhe të LSI-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkesat e partive opozitare janë të qarta, dhe lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të mundësojë mbarëvajtjen e tyre.

Me kalimin e javëve vendosen në pikëpyetje dhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që sipas opozitës nuk do të mbahen, ndërsa qeveria Rama dhe PS janë angazhuar me zgjedhjen e kandidatëve në mbledhjen e sotme të Asamblesë. /fax/

ME TE LEXUARAT