Do të zëvëndësoj Vangjush Dakon, kush është drejtoresha që i ‘vodhi’ besimin Ramës

Kliko per me shume info

Vangjush Dako tashmë pret që gjatë ditës së sotme ta marrë vesh mbase zyrtarisht se nuk do të rikonfirmohet si kandidat i Partisë Socialiste për drejtimin e Bashkisë së Durrësit.

Një emër shumë i përfolur si pasuese e stafetës së tij është ai i drejtoreshës së Tatimeve në Durrës, Valbona Sako e cila ka pasur detyra të rëndësishme edhe kur Partia Demokratike qeveriste vendin.

Kliko per me shume info

Pas sondazheve të shumta dhe dëgjesave publike por edhe debateve midis strukturave të PS-së në Durrës, me sa duket kreu i kësaj partie Edi Rama dëshiron që gjatë këtij mandate bashkinë e qytetit bregdetar ta drejtojë një grua.

Sako, aktualisht drejtoresha e Tatimeve në Durrës, njihet për një karrierë të gjatë në profesionin e saj, ndërsa prej gjashtë vitesh mban këtë post. Duket se emri i saj ka ‘tunduar’ Ramën, pasi ndaj saj ka marrë vetëm fjalë të mira dhe nuk ka dëgjuar për shkelje. Por a do të jetë Sako gruaja e parë që do të bëhet kryebashkiake? Ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë për ta konfirmuar, Durrësi duket se po shkon në një tjetër risi.

Por ajo ccfarë bën përshtypje në jkëtë garë është se edhe pse Vangjush Dako nuk është rikonfirmuar për herë të tretë në garën për bashkinë, ai do ta mbështesë kandidaturën e Sakos pasi mësohet se është një emër i propozuar nga vetë ai.

loading...