E rëndë në Tiranë/ 13-vjeçarja rrëmbehet në shkollë dhe çohet në hotel

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë shkollës 9-vjeçare në Kodër Kamzë, Tiranë. Raportohet se një 25-vjeçar ka rrëmbyer me dhunë dhe ka futur në makinën e tij një 13-vjeçare.

Personi i identifikuar si I. Xhaferri ka marrë me makinën e tij me targa AA022DU një vajzë të moshës 13-vjeçe, sipas gazetës Shqip.

Vajzën e ka marrë pa dëshirën e saj dhe në rrugën “Kastriotët” e ka çuar në një hotel duke kryer veprime me natyrë seksuale.

Vajza ka arritur t’i shpëtojë dhe të dale nga hoteli dhe më pas së bashku me prindërit ka shkuar në polici ku edhe ka kallëzuar të riun. Mësohet se I. Xhaferri është vënë në pranga nga policia.

ME TE LEXUARAT