Gati për më të keqen, PD gjen zgjidhjen si të mbrohet nga gazi lotsjellës

Kliko per me shume info

Simpatizantë të PD-së nga njësia 7 po marshojnë në këmbë drejt sheshit “Skenderbej” për t’iu bashkuar më pas protestës para kryeministrisë. Në këmbë po vijnë gjithashtu edhe banorët e Unazës së Re.

Me thirrjet “E duam Shqipërinë pa Edi Ramen” dhe “Rama ik” po i afrohen bulevardit për tu bashkuar me protesten kombëtare të opozitës.

Kliko per me shume info

Ndërkaq shumë militantë dhe drejtues të PD-së janë pajisur me maska kundra gaz.

Një ditë para protestës, Ambasada Amerikane në Tiranë bëri thirrje që çdokush që merr pjesë të distancohet nga dhuna dhe çdo thirrje për dhunë.

Në terrën ka efektivë, agjentë civilë, dron, automjete të hedhjes së ujit si dhe garda e republikës do të jenë të angazhuara si plan i masave për të monitoruar dhe ndërhyrë në çdo moment nëse protesta e opozitës do të bëhet e dhunshme.

loading...