Gati për protestën, çfarë ndodh tani para selisë së Qeverisë (FOTO)

Aktualitet

Kanë mbetur edhe pak minuta dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit pritet të mbushet me protestues.

Gazetarët në terren kanë sjell foto dhe detaje të masave të sigurisë që janë marrë sidomos përpara selisë së Qeverisë.

Në terren do të jenë mbi 1 mijë forca policie. Siç shihet në foto, efektivët po marrin porositë e fundit…

Sakaq shihen edhe makinat e blinduara të policisë dhe mjetet ujëhedhëse afër Kryeministrisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në foto shihet se është rrethuar jo vetëm selia e qeverisë, por gardhi me hekura shkon deri tek piramida.


Lëvizja për automjetet është e bllokuar, ndërsa të paktë janë qytetarët që shëtisin teksa pritet të nisë protesta e lajmëruar për në orën 18:30. Lexo edhe: Opozita protestë deri në mesnatë

Gazetarët e Mapo-s thonë se sot pritet të ketë fjalime në protestë, ndaj aty është instaluar podiumi./Mapo

ME TE LEXUARAT